Home ZGJODHËM PËR JU 3 janë veprat më të mira

3 janë veprat më të mira

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u pyet:

Cilat janë veprat më të mira?

Tha: “Besimi në Allahun.”

Tha (pyetësi): Pastaj cila?

Tha: “Përpjekja në rrugë të Allahut.”

Tha: Pastaj cila?

Tha: “Haxhi i pranuar.”

Në një transmetim tjetër të Muhamed bin Xhaferr, ai ka thënë: “Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”

Shejh Muhamed el-Etjubij (Allahu e ruajttë!): Tek teksti i Buhariut është ”Cila vepër është më e mira” ku fjala “vepër” është në numrin njejës.

Ndërsa tek Tirmidhiu në vend të fjalës “Efdal” është “khajr”.

Hadithi i Ebu Hurejrës radijAllahu anhu është mutefekun alejhi.

Dobitë që përfitohen:

1. Sqarimi se besimi është vepra më e mirë.

2. Besimi është fjalë dhe vepër.

3. Sqarimi se arritja e gradave bëhet me anë të veprave.

4. Sqarimi se vepra më e mirë pas besmit është përpjekja në rrugë të Allahut të Madhëruar dhe pas tij është haxhi i pranuar.

5. Kjo pyetje nuk është prej atyre që e përfshin ndalesa e ardhur në fjalën e Allahut të

Madhëruar: “O besimtarë! Mos pyesni për gjëra…” El-Maide, 101.

Dhe fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Me të vërtetë Allahu urren nga ju tri gjëra: “…pyetjet e shumta.” Mutefekun alejhi.

Ngase kjo (pyetje) është prej gjërave më të rëndësishme të fesë. Ndërsa ndalesa ka ardhur për atë pyetje nga e cila nuk ka dobi, ose nuk ka lidhje me fenë.

Siç është pyetja: Kush është babai im (siç e pyesnin Profetin alejhis-selam)? Ku është babai im? Ku do jem unë, a do jem në Xhenet apo në Zjarr? E të ngjashme me këto.

Allahu i Lartësuar e di më së miri se cila është e sakta.

“El-Bahrul-Muhit eth-Thexhaxh Fi Sherh Sahih el-Imam Muslim bin el-Haxhaxh”, vëll. 2

Përktheu: Unejs Sheme

The post 3 janë veprat më të mira appeared first on xhamiambret.com.