Home ZGJODHËM PËR JU 3 nivelet e agjërimit

3 nivelet e agjërimit

Ibn Kudameh (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Agjërimi është në tri nivele:

– agjërimi i të rëndomtëve

– agjërimi i të veçantëve dhe

– agjërimi i të veçantëve në mesin e të veçantëve.

– Agjërimi i të rëndomtëve ka të bëjë vetëm me mos mbushjen e barkut dhe me frenimin e vetes nga shfryrja e epshit.

– Agjërimi i të veçantëve (krahas asaj që u përmend) është frenimi i gjuhës, dëgjimit, shikimit dhe gjymtyrëve tjera nga mëkatet.

– Agjërimi i të veçantëve në mesin e të veçantëve është agjërimi i zemrës (përmbajtja e zemrës) nga ambiciet e ulëta, nga mendimet që e largojnë njeriun prej Allahut, dhe gjithashtu kur njeriu e frenon tërësisht atë (zemrën) që të anojë nga dikush tjetër përveç Atij, të Lartësuarit.”
(“Muhtesar Minhaxh El-Kasidin”, 45-46)
Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku

The post 3 nivelet e agjërimit appeared first on xhamiambret.com.