Home ZGJODHËM PËR JU 7 ajete që flasin për Arshin Madhështorë të Allahut!

7 ajete që flasin për Arshin Madhështorë të Allahut!

“Zoti nuk ha e nuk pi dhe nuk ka vend ku rri!”

Apo “Allahu eshte ne çdo vend”.

Keto jane dy prej shprehjeve -dhe bindja e disave- te gabuara te perhapur ne gjuhen e disa njerezve, qofshin namazli apo nga masa e thjeshte e popullit.

#Allahu eshte mbi Arshin e Tij: Allahu i Lartesuar ne librin e Tij, ne Kuran, ka treguar ne shume vende se Ai eshte mbi Arshin (Fronin) e tij. Prej tyre permendim:

(1) “I Gjithemeshirshmi mbi Arsh (Fron) u ngrit (siç i takon Madherise se Tij).” Taha: 14

(2) “…e pastaj u ngrit mbi Arshin (Fronin) hyjnor.” El-Earaf: 54

(3) “…pastaj u ngrit mbi Arsh.” Junus: 3

(4) “…e me pas eshte ngritur mbi Arsh.” Er-Rad: 2

(5) “…pastaj eshte ngritur mbi Arsh.” Es-Sexhde: 4

(6) “Ata i frikesohen Zotit te tyre lart mbi ta…” En-Nahl: 50

(7) “Tek Ai ngjitet fjala e bukur…” Fatir: 10

Po ashtu ne hadithet autentike tregohet se Allahu i Lartesuar eshte mbi Arshin e tij. Profeti alejhis-selam thote: “Kur Allahu krijoi krijesat, shkroi ne fleten e cila ndodhet tek Ai lart mbi Arsh ‘Meshira Ime ia ka kaluar hidherimit Tim’.” Shenon Buhariu (3022) dhe Muslimi (2721)

Kur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e pyeti robereshen: “Ku eshte Allahu?” Ajo u pergjigj: “Lart mbi qiej.” Shenon Muslimi (537)

Fjala e fij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Zoti yne i Lartmadheruar zbret çdo nate ne qiellin e dynjase…” Mutefekun alejhi.

#Allahu i Lartesuar eshte me ne me dijen e Tij dhe asgje nuk mund t’i fshihet Atij ne qiej apo ne toke. Argument per kete eshte fjala e Tij ne

Kuran: “Ai eshte me ju kudo qe te gjendeni.” El-Hadid: 4

Unejs Sheme

The post 7 ajete që flasin për Arshin Madhështorë të Allahut! appeared first on xhamiambret.com.