Home ZGJODHËM PËR JU A është e lejuar që të kërkohet ndihmë prej dikujt tjetër përveç Allahut?  

A është e lejuar që të kërkohet ndihmë prej dikujt tjetër përveç Allahut?  

A është e lejuar që të kërkohet ndihmë prej dikujt tjetër përveç Allahut? 

Përgjigjja: Jo, nuk është e lejuar. Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar në Kuran:

﴿إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ﴾ [الفاتحة: 5]

{Vetëm Ty (o Allah) të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!} (el-Fatiha:5). Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

«إذا سألتَ فاسأل اللهَ، وإذا استعنتَ فاستعن بالله»

«Kur të lutesh, lutju vetëm Allahut dhe kur të kërkosh ndihmë, kërko ndihmë vetëm prej Allahut!»  (Tirmidhiu: Hasenun-Sahih)

Po në qoftë se u kërkojmë ndihmë të gjallëve që janë të pranishëm?

Përgjigjja: Nëse ata që janë të pranishëm janë në gjendje dhe kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë, lejohet. Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartmadhërishëm në Kuran:

﴿ وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ  [المائدة: 2]

{Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe dhe armiqësi.} (el-Maide:2)

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

«والله في عون العبد ماكان العبد في عون اخيه »

«Allahu është në ndihmë të robit, për aq kohë sa robi është në ndihmë të vëllait të vet.» (Muslimi)

Marrë nga Libri: Mesojeakiden tende nga Kurani dhe Suneti
Me autor: Muhamed Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani