Home ZGJODHËM PËR JU A LEJOHËT URIMI I FESTAVE TË JOMUSLIMANËVE?

A LEJOHËT URIMI I FESTAVE TË JOMUSLIMANËVE?

Çfarë gjykimi ka urimi i jomuslimanëve për festat e tyre

Pyetje: I nderuari Shejh Muhamed ibnu Salih el Uthejmin, es-selamu alejkum ue rahmetullah.

Kemi disa kolegë pune që janë jobesimtare. Çfarë gjykimi ka nëse i urojmë ata për festën e krishtlindjeve dhe te vitit të ri? Si tu përgjigjemi atyre nëse na urojnë për këto festa? A lejohet shkuarja ne vendet ku ata i festojnë këto festa? A merr gjynahe njeriu nëse bën diçka prej këtyre veprimeve që përmendëm, kur i bën ato pa qëllim të keq, por vetëm për t’u bërë qejfin, apo nga turpi dhe sikleti, apo ndonjë shkak tjetër? A lejohet përngjasimi me ta në këto festa?

Qofshi të shpërblyer për përgjigjen tuaj.

Përgjigje:

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Ue alejkumus selam ue rahmetullah;

Të urosh jobesimtarët për festën e krishtlindjeve apo për çdo feste tjetër te tyre fetare është haram, pra e ndaluar kategorikisht, sipas mendimit unanim te dijetarëve. Këtë e ka përmendur dijetari i madh Ibnul Kajim –Allahu e mëshiroftë- ne librin e tij “Rregullat ne lidhje me jomuslimanët” ku tekstualisht thotë:

“E për sa i përket urimit për festat e jomuslimanëve, kjo është e ndaluar “haram” kategorikisht dhe për ketë ka një unanimitet mes dijetareve. Urimi është tu thuash p.sh “gëzuar festen” apo “gëzofshi në ketë festë” etj. Në këtë rast, edhe nëse thanësi i këtyre fjalëve shpëton prej daljes nga islami, ai ka rënë në haram të madh, sepse është njësoj sikur atë e uron duke i thënë “urime për përuljen para kryqit”. Madje këto urime janë më të mëdha dhe më të urryera tek Allahu i Lartësuar sesa ta urosh dikë për pirjen e alkoolit, vrasjen e njerëzve apo bërjen e gjynaheve. Shumë prej njerëzve që nuk kanë madhështi për fenë e tyre bien në këtë gabim, pa e ditur ndyrësinë e veprës që kanë bërë. Prandaj, kush uron dikë për gjynahun, bidatin, apo kufrin e tij, e ka merituar urrejtjen e Allahut dhe zemërimin e Tij”

Këto janë fjalët e tij Allahu e mëshiroftë.

E nuk është i ndaluar urimi i jomuslimanëve për festat e tyre veçse për shkakun se në të ka pranim të asaj që ata veprojnë. Edhe nëse për vete muslimani nuk i vepron këto dispozita të mohimit dhe as nuk kënaqet me to, por nuk duhet të urojë për to të tjerët, sepse Allahu i Madhëruar nuk kënaqet me këtë.

Allahu i Madhëruar thotë:

إِن تَكْفُرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنكُمْ وَلَا يَرْضَى لِعِبَادِهِ الْكُفْرَ وَإِن تَشْكُرُوا يَرْضَهُ لَكُمْ

“Nëse ju mohoni, dijeni se Allahu nuk ka nevoje për ju, e as kënaqet qe robërit e tij te mohojnë, por nëse falënderoni, këtë Ai e pëlqen prej jush” suretu Zumer ajeti: 7.

Dhe thotë Allahu i Madhëruar:

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِيناً

“Sot kam plotësuar për ju fenë tuaj, kam përmbushur mirësinë Time ndaj jush dhe kam zgjedhur për ju Islamin fe” suretu Maide ajeti: 3

Edhe nëse ata janë kolegë apo miq të personit në fjalë, përsëri urimi i tyre është i ndaluar, prandaj nëse na urojnë për festat e tyre ne nuk u përgjigjemi. Ato nuk janë festat tona dhe nuk kënaqet me to Allahu i Lartësuar. Feja Islame i ka anuluar te gjitha fetë e mëparshme, prandaj Allahu i Madhëruar thotë:

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَمِ دِيناً فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“E kush kërkon fe tjetër nga ajo Islame, atij nuk do t’i pranohet, e në botën tjetër do të jetë nga të shkatërruarit” suretu Ali Imran ajeti: 85.

Edhe përgjigjja ndaj ftesës se tyre nuk lejohet sepse është më e keqe sesa vetë urimi për festën, për shkakun se duke iu përgjigjur atyre bëhesh pjesëtar ne atë feste.

Gjithashtu nuk lejohet për musliamanin qe t’iu përngjasojë atyre në këto festa duke festuar, apo duke shpërndare ëmbëlsira, apo duke e bërë ditë pushimi, etj, sepse i dërguari i Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:

من تشبه بقوم فهو منهم

“Kush i përngjasin një populli ai është prej tyre”[1]

Thotë shejhul islam Ibnu Tejmije në librin e tij “Pasimi i rrugës se drejtë për te kundërshtuar banoret e zjarrit”:

“Përngjasimi me ta në ndonjërën prej festave të tyre bën që ata të gëzohen, madje të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për joshjen dhe mashtrimin e njerëzve të dobët”.

E kush bën ndonjërën prej këtyre veprave, ai është gjynahqar, cilado qoftë arsyeja e tij, për shkak të turpit, sikletit, dashurisë apo politikës. Këto veprime ata i forcojnë dhe i bëjnë të ndihen krenarë për fenë e tyre.

E lusim Allahun që t’i forcojë muslimanet në fenë e tyre, tu shtojë atyre krenarinë dhe t’i përqendrojë ata në të.

Falënderimi i takon Allahut dhe paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Shkroi : Muhamed ibnu Salih el Uthejmin

Nga libri: “Mexhmu’ul fetaua ue resail”: 3/44-46.

Përktheu: Mirandi Shehaj.