Home \ ZGJODHËM PËR JU \ A më lejohet që të jap ryshfet?

A më lejohet që të jap ryshfet?

A lejohet të jap ryshfet për ta marr lejen e patentes

Nuk lejohet dhënia e ryshfetit. Në Islam ryshfeti është i ndaluar. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu e ka mallkuar atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet.” Ai është prej mëkateve të mëdha.

Është mallkim prej Allahut. A ka më mëkat më të madh sesa ato mëkate për të cilat Allahu ka mallkuar?! ky mallkim nënkupton se Allahu e ka përzënë nga mëshira e Tij vepruesin e tyre.

Mirëpo, ti tento disa herë dhe me lejen e Allahut e merr lejen e patentes.

Nëse e njeh vozitjen dhe nuk bën gabime (në prova), nuk të rrëzojnë pse nuk u ke dhënë ryshfet.

Kjo është prej përvojës së njerëzve. Disa persona janë përballur me këtë problem, mirëpo me lejen e Allahut e kanë marrë lejen pa dhënë ryshfet.

Hoxhë Lulzim Perçuku

The post A më lejohet që të jap ryshfet? appeared first on xhamiambret.com.