Home ZGJODHËM PËR JU ALLAHU I DO TE PASTERTIT

ALLAHU I DO TE PASTERTIT

Në suren A’la thuhet: “I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz! Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar.” (A’la, 14-17)

Këto ajete na tregojnë rrugën e lumturisë së përhershme dhe na kujtojnë shkakun themelor të mashtrimit që na privon nga lumturia në fjalë. Bazuar në këtë, besimtari së pari duhet të marrë nën kontroll dëshirat vetjake, duhet të pastrohet nga gjurmët që mbesin prej shtypjes së pasioneve dhe duhet të ndërtojë atmosferën që ia ushqen shpirtin. Pastaj duhet ta stolisë zemrën me ibadete dhe dhikër. Ai duhet t’i zbatojë detyrat e nënshtrimit ndaj Zotit (xh. sh.) duke i respektuar urdhrat dhe ndalesat hyjnore. Ja pra, këto që u thanë janë korniza kryesore e nënshtrimit ndaj Zotit (xh.sh.). Allahu i Lartësuar i përgëzon me lumturinë e përhershme ata që jetojnë brenda kornizës së nënshtrimit ndaj Tij. atyre u premton mirësitë e xhenetit që sytë nuk i kanë parë e mendjet nuk i kanë imagjinuar, bukurinë e Vet dhe më së fundi kënaqësinë e Tij. Por ja që njeriu ka një pikë të dobët. Kur ai e shikon interesin e menjëhershëm, i harron nganjëherë ato që i janë premtuar edhe pse Ai që ka dhënë fjalën është Allahu Teala i Cili asnjëherë nuk e thyen premtimin. Ndërkohë esenca e fesë është besimi ndaj gajbit (të padukshmes). Pra, të veprosh sipas besimit duke i besuar asaj që nuk e shikon sikur po e shikon. Si përmbledhje mund të themi: Ata që e pastrojnë nefsin nga dëshirat e saj dhe që e stolisin zemrën me dëshirën për adhurim e ibadet, nuk mashtrohen nga kënaqësitë e kësaj bote provizore dhe nuk e harrojnë botën e përtejme.

The post ALLAHU I DO TE PASTERTIT appeared first on KMK.press.