Home ZGJODHËM PËR JU Çfarë duhet të themi që të na pranohet lutja?

Çfarë duhet të themi që të na pranohet lutja?

Çfarë duhet të themi që të na pranohet lutja?

I Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! -ka thënë:

«Nuk ka preokupim apo mërzi që mund t’i bjerë dikujt e ai të thotë:

“O Allah, unë jam robi yt, biri i robit tënd, biri i robëreshës tënde. Balli im është në Dorën Tënde, gjykimi Yt mbi mua tashmë është i kryer, caktimi Yt ndaj meje është i drejtë. Të lutem, duke kërkuar prej Teje, me çdo emër që Ti ke, dhe me të cilin Ti e ke emërtuar Veten Tënde, apo ia ke mësuar atë dikujt prej krijesave të Tua, apo e ke zbritur atë në Librin Tënd, apo që Ti e ke veçuarduke e mbajtur atë në dijen e Fshehtë tek Ti, që ta bësh Kuranin pranverën e zemrës time, dritën e gjoksit tim, heqjen e mërzisë time dhe largimin e preokupimit tim!”veçse Allahu ka për t’ia larguar atij preokupimin dhe mërzinë, si dhe ka për t’ia zëvendësuar ato me gëzim dhe lumturi.» (Ahmedi: Sahih)

Pershtati:Bashkim Selmani

The post Çfarë duhet të themi që të na pranohet lutja? appeared first on xhamiambret.com.