Burri kur i afrohet gruas së tij, duhet të thotë: “Allahumme xhenibënash-shejtane ue xhenibbnish-shejtane mimma rezaktena – Allahu im, largoje shejtanin prej nesh dhe largoje shejtanin prej atij që do të niset.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse Allahu e cakton që t’u lind fëmijë, shejtani kurrë nuk do ta dëmtojë.” ->(E përmend Buhariu në Sahihun e tij IX/187.)
Nga Sa’di (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “Ishim ulur tek i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe ai na tha: “A doni t’ju tregoj një lutje që nëse ndonjëri prej jush goditet nga ndonjë vështirësi apo bela dhe ai lutet me të, ajo (vështirësi) i largohet?”
“Gjithsesi” – thanë të pranishmit.
Ai tha: “Lutja e Dhun-Nunit (Junusit): “La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin”
(S’ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje (o Allah). Me të vërtetë, unë kam gabuar!”
(“Es-Silsiletu Es-Sahiha”, 1744)
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku