Home ZGJODHËM PËR JU Cilat janë kriteret e një pune që ajo të pranohet tek Allahu?

Cilat janë kriteret e një pune që ajo të pranohet tek Allahu?

Pyetja e 1-rë:Cilat janë kriteret e një pune që ajo të pranohet tek Allahu?

Përgjigjja: Kriteret bazë që një vepër të jetë e pranuar tek Allahu janë tre: besimi, sinqeriteti dhe ndjekja e Pejgamberit(sal-lAllahualejhi ve sel-lem!).

  1. Besimi në Allahun Një dhe të Vetëm, oseveçimi i Allahut në adhurim, duke i besuar dhe duke ia kushtuar adhurimin vetëm ndaj Tij, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar i Cili ka thënë:

﴿إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَانَتْ لَهُمْ جَنَّاتُ الْفِرْدَوْسِ نُزُلًا﴾[الكهف: 107]

Vërtet ata që besuan dhe bënë vepra të mira e përmirësuese, vendqëndrimi i tyre do të jetë në xhenetet(kopshtet e larta)të Firdeusit!﴿(el-Kehf:107)

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

«قل آمنت بالله ثم استقم»

«Thuaj: “I kam besuar Allahut!” pastaj bëhu iqëndrueshëm në këtë!»(Muslimi)

 

  1. Sinqeritetinë besim, në fjalë dhe në vepra, e që është bërja e veprës vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, pa e përlyer atë me dyfytyrësi apo me dëshirën për t’u dukur, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar i Cili thotë:

﴿ فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ﴾[الزمر: 2]

…adhuroje Allahun me sinqeritet dhe kushtoja fenë vetëm Atij!﴿(ez-Zumer:2)

  1. Ndjekja e shembullit tëPejgamberit të Allahut– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! -ashtu siç na ka porositur Allahu i Lartësuar:

﴿ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُواوَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ﴾[الحشر: 7]

Atë që jua jep (porosi)i Dërguarimerreni, dhe atë që jua ndalon hiqni dorë prej saj. E kijani frikën Allahut, se vërtet Allahu ndëshkon ashpër!﴿(el-Hashr:7). Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

»من عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو رد «

«Kush vepron një vepër që nuk është nga veprat tona, ajo refuzohet!» (Muslimi)

Fjala «…nuk është nga veprat tona…» nënkupton ato adhurime që nuk ka argument për to nga i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- , por që janë vepra bidat, të shpikura dhe të sajuara nga njerëzit.

Fjala «…refuzohet…» nënkuptonse ai adhurim është i papranuar dhe në të njëjtën kohë është edhe gjynah, ngase personi që e bën atëka sajuar një adhurim të cilin nuk e ka ligjësuaras Allahu dhe as i Dërguari i Tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!-.

Marrë nga libri:
“Mësoje Besimin tënd prej Kuranit dhe Sunetit autentik”
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani

The post Cilat janë kriteret e një pune që ajo të pranohet tek Allahu? appeared first on xhamiambret.com.