Home Uncategorized ÇKA NËSE E ARRIN DEVOTSHMËRINË?

ÇKA NËSE E ARRIN DEVOTSHMËRINË?

Muaji i Ramazanit është muaj me shumë begati. Një prej tyre është se është një gjasë shumë e volitshme që besimtari ta rrijë devotshmërinë.

Allahu i madhëruar ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ (183)

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.“ Bekare, 183

Poqëse e arrinë devotshmërinë, të hapen dyer në jetën tënde?

E para: rrugëdalje (zgjidhje) dhe furnizim

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا (2) وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ

“ … e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,

dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. … “ Talak, 2, 3

E dyta: lehtësim të çështjes

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مِنْ أَمْرِهِ يُسْرًا (4)

“… E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën “ Talak, 4

E treta: falje të mëkateve dhe zmadhim I shpërblimit

وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّئَاتِهِ وَيُعْظِمْ لَهُ أَجْرًا

“ … e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.“ Talak, 5

E katërta: udhëzim

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِن تَتَّقُوا اللَّهَ يَجْعَل لَّكُمْ فُرْقَانًا وَيُكَفِّرْ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ (29)

“ O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh. “ Enfal: 29

E pesta: xhenet

تِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي نُورِثُ مِنْ عِبَادِنَا مَنْ كَانَ تَقِيًّا ﴿63 مريم﴾

“Ato janë xhennetet që do t’ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur. “ Merjem, 63

Allahu na bëftë nga të devotshmit!

Ali Shabani