Home ZGJODHËM PËR JU DOBITË E AGJËRIMIT

DOBITË E AGJËRIMIT

4
0

Agjërimi është prej adhurime më madhore, është specifikë e të devotshëmve dhe vepërmirëve.

Agjërimi është adhurim, i cili e afron muslimanin tek Allahu xhele ue ala.

Agjërimi pastron zemrën e besimtarit dhe karakterin e tij nga veset e liga dhe morali i keq.

Agjërimi është shkolla e devotshmërisë dhe udhëzimit të drejtë, kush hyn në këtë shkollë dhe i përmbahet rregullave të kësaj shkolle, do të del i sukseshëm, e që ky sukses i mundëson atij stolisjen me devotshmëri dhe shpëtimin nga dënimet e Allahut në dynja dhe në ahiret.

Shumë argumente na stimulojnë në lidhje me agjërimin.

Agjërimi tek besimtari mbjell ndjenjën e mëshirës, butësisë, vëllezërisë dhe solidaritetit.

Agjërimi është i vetëkontrollit dhe shtimin të sinqeritetit. Agjërimi ka shumë dobi, por ne do i cekim disa nga më kryesoret, si dhe duke e cekur nga një argument pêr secilën dobi.

Disa nga dobitë e agjërimit janë:

  1. Agjërimi është mburojë, mbulesë, pancir nga zjarri.

Argumenti:

Transmetohet nga Xhabiri, radijAllahu, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Agjërimi është mburojë e cila e mbron robin e Allahut nga zjarri i xhehenemit.” (Ahmedi).

  1. Agjërimi e dobëson dhe ulë euforinë e epshit dhe dëshirës për haram: Dhe, mu për këtë arsye pejgamberi, – alejhi selam, i stimulonte për agjërim të rinjtë të cilët nuk posedonin mundësi për t’u martuar. Ngase, agjërimi e ulë dhe dobëson, zbutë dhe e zvogëlon euforinë e epshit tek njeriu.

Argumenti:

Transmetohet nga Ibën Mes’udi, se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë : “O ju tê rinjë! Kush ka mundësi të martohet, le të martohet, ngase kjo ështê metoda më e mirë për ruajtjen e shikimit dhe organit seksual (nga harami). Ndërsa, ai që nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë, ngase agjërimi është shpëtim për të (nga harami).” (Buhariu dhe Muslimi).

  1. Agjërimi është shkak i hyrjes në Xhenet.

Argument: Ka ardhur në hadithe se agjërimi ēshtē rrugë e cila shpie në Xhenetin e Allahut, si dhe Allahu ka përgatitur enkas për agjëruesit një derë në Xhenet e cila quhet: Rrejan.

Transmetohet nga Ebu Umame, radijAllahu, se i ka ka thënë Muhamedit , salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “O i Dërguari i Allahut: Më udhëzo drejtë një pune me të cilën është i kënaqur Allahu? Pejgamberi alejhi selam, i tha: “Agjëro, ngase nuk ka të ngjashëm me të (qoftë shpërblim apo në arritjen e kënaqësisë së Allahut).” (Nesaiu).

Pejgamberi alejhi selam e qartësoi se nuk ka të ngjashëm me agjërimin, qoftë në afrimin e robit tek Allahu, qoftë në shpërblimet e panumërta.

Njashtu, i dërguari i Allahut, e qartësoi se Allahu ka përgatitur enkas për agjëruesit një derë në Xhenet, dhe në atë derë hyjnë vetëm agjëruesit dhe askush tjetër.

Transmetohet nga Sehl Ibën Sa’di, radijAllahu, se Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtetë në Xhenet është një derë e cila quhet Rrejan. Derë, në të cilën hyjnë agjëruesit, nuk hynë askush aty askush pos agjëruesve. Thuhet ose thërret një zë; “Ku janë agjëruesit? Atëherë, ngriten dhe nisen agjëruesit pêr hyrë në atë derë, dhe pasi të hyjnë agjëruesit, do të mbyllet ajo derë dhe nuk do të hyjë më askush pas tyre.” (Buhariu dhe Muslimi).

  1. Agjërimi ndërmjetëson tek Allahu për agjëruesit:

Argumenti:

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, radijAllahu, se Muhamedi , salaAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Agjërimi dhe Kur’ani do të ndërmjetësojnë tek Allahu në ditën e gjykimit për robin e Allahut. Agjërimi, thotë: O Allahu im! Ia ndalova këtij ushqimin dhe epshet gjatë ditës, ma mundëso të ndërmjetësoj për të. Kur’ani, thotë; O Allahu im! Ia ndalova këtij gjumin natën, ma mundëso të ndërmjetësoj për të. Tha(pejgamberi alejhi selam): Do të ndërmjetësojnë ( me lejen e Allahut, Kur’ani dhe agjêrimi për ata që ua bëjnë hyzmetin).” (Ahmedi ).

  1. Agjërimi është prej shkaqeve kryesore për shlyerjen e mëkateve:

Argumenti:

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë : “Kush e agjëron Ramazanin me bindje dhe shpresë tek Allahu, i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Dmth: Agjërimi duhet të kryhet në dy mënyra pêr t’u arritur shlyerja e mëkateve:

1. Duhet të agjërojë me Iman, duke besuar fuqishëm se Allahu ia ka bërë obligim atij agjërimin.

2. Duhet të shpresoj fuqishëm tek Allahu pêr shpêrblimin e agjërimit.

  1. Shpërblim madhor dhe i pacaktuar;

Argumenti;

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: Allahu xhele ue ala, ka thënë : “Çdo punë që e vepron i biri Ademit është për të, pêrveç agjêrimit, Ai është pêr Mua dhe Unë e shpërblej pêr Të. Në transmetimin e Muslimit, qëndron kështu: Çdo vepër e birit tê Ademit shpërblehet (shumfishohet) prej dhjetëfish deri në shtatëqindfish, Allahu thotë: Përveç agjërimit, Ai është pêr Mua dhe Unë e shpërblej për Të. Ngase (I biri Ademit) largohet nga ushqimi dhe epshi i Tij, vetëm për hirë Timin (vetëm për Mua).” (Buhariu dhe Muslimi ).

Allahu e veçoi dhe zgjodhi për veten e Tij agjërimin nga të gjitha adhurimet tjera, për disa gjëra:

1. Ngase agjërimi nga pozitë dhe vlerë të madhe tek Allahu.

2. Agjërimi është punë e fshehtë e cila mbetet sekret mes robit dhe Allahut.

3. Dhe askush nuk mund ta dijë pos Allahut se a është agjërueshëm filani apo jo.

  1. Agjërimi sjell lumturi në dunja dhe ahiret:

Argumenti:

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se Pejgamberi alejhi selam, ka thënë : “Për agjëruesin ka dy gëzime: Gëzimi me rastin e çeljes së iftarit dhe gëzimi me rastin e takimit me Zotin e Tij.” ( Buhariu dhe Muslimi).

Gëzimi i parë: Në çeljen e iftarit të tij, gëzohet me begatitë e panumërta të cilat ia ka dhënë Allahu, siç janë;

1. Kryerja e agjërimit në mënyrë të plotë.

2. Dhe që ja lejoi ushqimin në iftar, ushqim i cili ishte i ndaluar gjatë ditës.

3. Dhe që Allahu ia mundësoi tê jetë shëndosh dhe mirë pêr të agjêruar.

Gëzimi i dytë; Takimi me Zotin e tij, duke shikuar dhe shijuar shpërblimet e panumërta që i ka pêrgatitur Allahu për agjërimin e tij, dhe ky gëzim bëhet edhe më madhorë kur njeriu e gjen të kënaqur Zotin e Tij me të në momentet më të vështira.

  1. Era e gojës së agjëruesit është më e këndshme dhe më e dashur tek Allahu sesa era e parfumit:

Tek njerëzit mund kjo erë është e urryer, ndërsa tek Allahu kjo erë e cila del nga goja e agjëruesit ështê më e dashur dhe më me vlerë sesa era e parfumit. Dhe, kjo tregon vlerên e madhe që e ka agjërimi tek Allahu xhele ue ala.

Argument: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im (i Muhamedit alejhi selam ): Era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut. ” (Buahriu dhe Muslimi ).

  1. Agjërimi është shkak i pranimit të lutjes;

Argument:

Transmetohet nga Enesi, radijAllahu, se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Lutje e agjêruesit nuk refuzohet.” (Bejhekiu, e saktësoi Shejh Albani).

Transmetohet se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë agjêruesit në çastet e iftarit të tij nuk i refuzohet lutja.” (Ibn Maxhe dhe Hakimi).

Allahu na mundësoftë ta arrijmë kënaqësinë, mëshirën dhe faljen e Tij në Ramazan.