Home Ahlak FJALA E MIRË ËSHTË SADAKA

FJALA E MIRË ËSHTË SADAKA

Një i ri kalon përreth një të varfrit lypës dhe ndalet pranë tij t’i jep diçka nga të hollat, mirëpo kur e futi dorën nëpër xhepa, e vërejti se e ka harruar kuletën në shtëpi.

U turpërua nga kjo situatë dhe i kërkoi falje të varfrit duke i thënë:

– Kërkoj falje, o prindi im! E harrova kuletën në shtëpi dhe, me lejen e Allahut, kur të kthehem do t’i marr të hollat me vete dhe do të vij te ti.

Njeriu i varfër ia kthehu:

– Më fal, o biri im! Ti më dhurove më shumë se të gjithë.

I riu u habit:

– Mirëpo, o prindi im, unë nuk të dhashë asgjë!

– Ti kur më kërkove falje, mu drejtove me fjalën “o prindi im”. Këtë fjalë nuk e kam dëgjuar nga askush. Kjo fjalë për mua është më e larta dhe më e shtrenjta, – ia ktheu i varfri.

Pra, “Fjala e mirë është sadaka”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU