Home ZGJODHËM PËR JU FSHEHTËSIA E NATËS SE KADRIT

FSHEHTËSIA E NATËS SE KADRIT

Zgjedhja e Natës se Kadrit është nder për te gjitha krijesat, sepse ajo është nate, ne te cilën shpërndahet e mira (hajri) për te devotshmit. Ajo nuk është përcaktuar te jete vetëm ne një nate te caktuar, por, ajo lëviz ne te gjitha netët e vitit, ne te gjitha stinët e vitit, duke kaluar se bashku me Ramazanin prej një stine ne tjetrën.

Nata e Kadrit doli ne skene ne momentet e shpalljes, sepse Kur’ani, nga Levhi Mahfudhi, filloi te zbresë ne këtë nate, qe njerëzimi te marre përkatësi te fesë se pastër. Ajeti إن أنزلناه في ليلة القدر Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit…( Kadr 1), d.t.th. filloi zbritja e Kur’anit nga Levhi Mahfudhi, i cili ishte ne boten e fshehte (Alemul Gajbin) dhe se  zbritja e Kur’anit është një e mire, e cila as me mund e as me dituri te askujt nuk mund te arrihet. Kur’ani rrëfen për ngjarje para se te jete krijuar toka dhe vazhdon me ngjarje gjer ne kataklizmë (e përtej saj).

Zbritja e shpirtit fisnik, Xhibrilit, është poashtu prej çështjeve te fshehta (gajb), ne te cilat ne besojmë ashtu siç na ka urdhëruar Allahu.

Nata e Kadrit është me e mire se 1000 muaj. Është përcaktuar ne 1000 ngase arabet ne kohen e Muhammedit nuk llogaritnin diç ne me shume se 1000, sepse ata nuk i njihnin atëbotë milionat dhe bilionët, dhe se vlera e Natës se Kadrit, përveç tjerash, është se ne te ka zbritur Kur’ani, i cili ia mësoi njeriut qëllimin e ekzistimit te tij, udhëzoi ne parimet për përmirësimin e gjendjes se tij (ne shoqëri) si dhe mbajtjen për programin e jetesës, se përcaktuar nga i FAMSHMI ALLAH.

Kur njeriu e kalon Natën e Kadrit i përkushtuar me ibadet për Allahun,subhanehu ve teala, ai do te arrije kthejlltesine e paqes shpirtërore.