Home ZGJODHËM PËR JU Kur është Nata e Kadrit?

Kur është Nata e Kadrit?

Sa i përket përcaktimit te saj ne një nate te caktuar se ajo është ne këtë apo atë nate, atë nuk e di kush pos Allahut,subhanehu ve teala. Muhammedi, Alejhi selam ka thënë: Kërkojeni ne dhjete ditët e fundit te Ramazanit”.

Dijetaret kane polemizuar edhe rreth kohendodhjes se saj, nëse mund ta quajmë kështu, rrespektivisht, kane polemizuar se ne cilin muaj dhe nate është ajo. Një shumice e madhe mendojnë se ajo patjetër duhet te jete nate me plotkuptimin e fjalës, por epiqendra e polemikes sillej rreth veçorive te kësaj nate:

1-     Nata e Kadrit është ne tere vitin. Ky mendim është i përcjellur nga Ebu Hanife, i cili si argument ka fjalën e Ibni Mes’udit, i cili kishte thënë: Kush përpiqet ne ibadete gjate tere vitit, do ta gjeje atë”. Por ne Sahihun e Muslimit transmetohet nga Zerr Bin Xhejshi, i cili thotë: E pyeta Ubejj Bin Ka’bin e i thash: Vëllai yt, Ibni Mes’udi, po thotë se ai qe përpiqet-angazhohet gjate tere vitit e arrin atë (Natën e Kadrit). Ka’bi iu pergjigj: Ka patur për qellim qe njerëzit te mos bëhen përtacë sepse ai e din se ajo është ne Ramazan, se është ne dhjete ditshin e fundit dhe se (me konkretisht) është ne te 27-ten nate. Argument tjetër merret edhe hadithi i Ebi Akrebit, i transmetuar ne Musnedin e Imam Ahmedit, i cili thotë: Njëherë shkova herët tek Ibni Mes’udi gjate Ramazanit dhe e gjate te ulur mbi shtëpi. E dëgjuam duke thënë: Te vërtetën e ka thënë Allahu ndërsa i dërguari i Tij e ka kumtuar! I thamë: Te dëgjuam duke thënë: Te vërtetën e ka thënë Allahu ndërsa i dërguari i Tij e ka kumtuar! Tha: Pejgamberi ka thënë: Ne natën e 7-it te fundit (27-it)([4]), lind dielli ne agimin e se nesërmes se saj, i pastër pa rreze”. E shikova këtë dhe e gjeta ashtu siç ka thënë Muhammedi”.

Është pyetur Ibni Tejmije për Natën e Kadrit, ne kohen kur ka qene i burgosur ne Kalanë e  Xhebelit, ne v.606 h., e ka thënë: Falënderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala! Nata e Kadrit është ne dhjete ditët e fundit te Ramazanit, siç është vërtetuar prej vet Muhammedit, i cili ka thënë: Ajo është ne dhjetëshin e fundit te Ramazanit”. Me konkretisht është ne netët tek. Por netët tek mund te llogariten nga ajo qe ka kaluar, keshtuqe Nata e Kadrit kërkohet ne natën e 21-te, 23-te, 25-te, 27-te, 29-te, por, mund te llogariten edhe ne baze te asaj qe ka mbetur, siç thotë Muhammedi: Ne te 9-ën nate te mbetur (29-ten nate), ne te 7-tën nate te mbetur (27-ten nate)([5]), ne te 5-tën nate te mbetur (25-ten nate), ne te 3-tën nate te mbetur(23-nate)”. Bazuar ne këtë, nëse muaji i ka 30 dite, Nata e Kadrit bie ne netët çift dhe kështu 22-i është e 9-ta e mbetur, 24-i është 7-i i mbetur. Kështu e ka komentuar këtë Ebu Seid El Hudriu ne hadithin sahih([6]), i cili është siç vijon: Transmetohet nga Ebu Seid el Huderiu të ketë thënë: “Është pyetur i Dërguari i Allahut se në cilën natë bie Nata e Kadrit, e ai është përgjigjur: “Kërkojeni atë në dhjetënatëshin e fundit të Ramazanit, kërkojeni atë në netët tek, në natën e njëzetenjëtë, ose të njëzetetretë, ose të njëzetepestë, ose të njëzeteshtatë, ose të njëzetenëntë”.

Ebu Hurejre, transmeton e thotë: Përkujtuam Natën e Kadrit ndërsa Pejgamberi Alejhi selam tha: Sa kane kaluar prej muajit? Thamë: 22 kane kaluar e 8 kane mbetur. Tha: kane kaluar 22 e kane mbetur 7, andaj kërkojeni sonte, sepse muaji i ka 29 dite”. Nëse muaji i ka 29 dite, data e asaj qe ka mbetur dhe asaj qe ka kaluar është e njëjtë([7]).

Nëse çështja është kështu, atëherë duhet kërkuar natën e kadrit ne te gjitha ditët e dhjetëshit te fundit, siç ka thënë Pejgamberi: Kërkojeni atë ne dhjetëshin e fundit”…(Mexhmuul Fetava, 25, 286)

2-     Ajo është ne tere muajin e Ramazanit. Ky është mendimi i Ibni Omerit dhe i një grupi prej sahateve. Ne sunenin e Ebu Davudit transmetohet se Ibni Omeri ka thënë: U pyet Muhammedi për Natën e Kadrit ndërsa unë dëgjoja. Tha: Ajo është ne tere Ramazanin”.

3-      Ajo është nata e pare e muajit Ramazan. Këtë mendim e ka thene Ebu Ruzejn El Ukajliu, sahabi i Pejgamberit,Alejhi selam.

4-     Ajo është ne dhjete netët e mesme dhe te fundit. Këtë mendim e demanton hadithi, ne te cilin thuhet se kur Muhammedi kishte hyre ne I’tikaf ne dhjete ditët e mesme, i kishte ardhur Xhibrili dhe i kishte thënë: Vërtet, atë qe je duke e kërkuar e ke përpara (ne dhjete ditët vijuese)”.

5-   Ajo është vetëm ne dhjetëshin e fundit. Këtë e përkrah hadithi Kërkojeni atë ne dhjetëshin e fundit”.

6-   Ajo është e veçuar ne netët tek te dhjetëshit te fundit. Këtë e ndihmon hadithi Kërkojeni atë ne dhjetëshin e fundit ne (netët) tek”.

7-     Ajo është nata e 17-te. Ky mendim na është percjellur nga Zejd Bin Erkam dhe Ibni Mes’udi. Këtë mendim e kane përfaqësuar edhe Zejd Bin Thabiti dhe Hasen El Basriu.

8-     Ajo është nata e 19. këtë mendim e përfaqëson Aliu dhe Ibni Mes’udi, Allahu qofte i kënaqur prej tyre.

9-     Ajo kërkohet ne natën e 17-te, 21-te, 23-te. Ne sunenin e Ebu Davudit transmetohet nga Ibni Mes’udi se Muhammedi ka thënë: Kërkojeni atë ne natën e 17-te te Ramazanit, natën e 21-te dhe natën e 23-te, pastaj heshti”.

10- Ajo është nata e 21-te. Për argument kane hadithin e Buhariut (4/236) dhe Muslimit (1167).

11- Ajo është nata e 23-te. Argument kane hadithitn e Muslimit 1168 & 1170.

12- Ajo është nata e 24-te. Ky mendim është i transmetuar nga Bilali, Ibni Abbasi, Hasen el Basriu dhe Katadeja. Imam Ahmedi ne musnedin e tij transmeton nga Bilali se Muhammedi ka thene: Nata e Kadrit është ne natën e 24-te”.

13- Ne natën e 23-te ose 27-te. Këtë mendim e ka thënë Ibni Abbasi. Argument për këtë, Ibni Abbasi ka hadithin: Ajo është ne dhjetëshin (e fundit); ne 7-in e kaluar ose ne 7-in e mbetur”. Ne musnedin e Bezzarit, me sened te mire nga Abdullah Ibne Mes’udi se Muhammedi,Alejhi selam është pyetur për natën e Kadrit dhe ka thënë: Me është treguar por me humbi (ne harrese), andaj kërkojeni ne 7-in (27-ten nate) ose 3-in (23-ten nate) e mbetur”.

14- Ajo është nata e 27-te. Te këtij mendimi janë shumica e sahabeve. Ubejj Bin Ka’bi  ishte pyetur se me çfarë e argumentonte këtë? Tha: Me shenjat, për te cilat na ka njoftuar Muhammedi,Alejhi selam “Dielli lind por s’ka rreze”. Ne sunenin e Ebu Davudit nga Muaviu transmetohet se Muhammedi për Natën e Kadrit ka thënë: Nata e 27-te”.

15-  Ajo është nata e 29-te. Imam Ahmedi, me sened te mire, transmeton nga Ebu Hurejre se Muhammedi, për Natën e Kadrit, ka thënë: Ajo është nata e 27-te ose 29-te dhe (se) numri i melaikeve ne toke (gjate kësaj nate) do te jete me shume sesa numri i yjeve”.

16- Nata e 22-te ose 23-te.

17- Nata e 21, 23, 25, 27, ose nata e fundit.

18- Nata e 27 ose nata e 29.

19- Ajo është ne netët tek te dhjetëshit te fundit.

Meqë pame mendime te ndryshme, ta bazuara ne versione te ndryshme te haditheve, themi ashtu siç kane thënë nje grup dijetaresh se Nata e Kadrit lëviz, keshtuqe një vit bie ne një nate e vitin tjetër ne natën tjetër. Te këtij mendimi janë Maliku, Sufjan Eth Thevriu, Imam Ahmedi, Is’hak Bin Rahivejhi, Ebu Thevriu, etj. Këtij karvani dijetaresh i është bashkuar edhe Imam Neveviu, duke bashkuar hadithet e transmetuara me këtë tematike.

Vëlla dije se Nata e Kadrit ekziston dhe se Allahu,subhanehu ve teala, ia tregon atë kujt te doje prej bijve te Ademit. Neveviu ka thënë: Allahu ua fshehu këtë nate robërve te Tij qe te mos flasin për vlerën e kësaj nate e t’i pakësojnë veprat, por ka dashur qe ata te përpiqen dhe angazhohen me trupat e tyre sepse për këtë edhe janë krijuar, siç thotë Allahu,subhanehu ve teala, Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Dharijat 56) Një gjë te tille sikur e përkrah edhe hadithi i Taberaniut ne Mu’xhemul Kebir, me sened te mire se Abdullah Bin Unejsi e kishte pyetur Muhammedin, Alejhi selam: O i dërguari i Allahut! Me lajmëro se ne cilën nate kërkohet nata e Kadrit? Tha: Po te mos e kishin lënë njerëzit namazin (q)e te falen vetëm ne këtë nate, do të lajmëroja!”.