Home ZGJODHËM PËR JU Kush e ka pare Natën e Kadrit

Kush e ka pare Natën e Kadrit

Ka thënë Ibni Rexhebi: Allahu,subhanehu ve teala, nuk ia ka zbuluar askujt këtë nate, as prej te pareve e as prej te fundit, as pejgambereve e as profetëve, as ditën e as natën, ne te cilën bie kjo natë, me përjashtim te Pejgamberit tone, Muhammedit, Alejhi selam. Muhammedi, Alejhi selam e pa ne ëndërr dhe iu be e qarte se ne cilën nate është. U zgjua nga gjumi([2]) ai e dinte se kur është. Deshi qe t’i lajmëronte sahabet për këtë, por, dy njerëz u grinden para Muhammedit dhe kështuqe harroi andaj urdhëroi qe ta kërkojnë ne dhjete netët e fundit. Ne disa hadithe, pamja e saj ne ëndërr, tregohet e ka ndodhe edhe tek disa njerëz te tjerë.

Ne sahihun e Muslimit, transmetohet nga Ibni Omeri, i cili thotë se disa burra nga shokët e Muhammedit kishin pare ne ëndërr Natën e Kadrit, dhe atë ne te 27-tën nate. Muhammedi me atë rast kishte thënë: أرى ر؀ياكم قد تواطأت في السؚع الأواخر فمن كان متحرِّيها فليتحرّها فس السؚع الأواخر Shoh se ëndrra juaj është përputhur ne 7-in e fundit (natën e 27-te) andaj kush e kërkon atë le ta kërkojë ne 7-in e fundit”.

Imam Neveviu ne koment te sahihut te Muslimit ka thënë: Dije se Nata e Kadrit ekziston dhe se ajo shihet (ne ëndërr) nga ai, për te cilin Allahu nshfaq dëshirë çdo vit ne Ramazan. Këtë e dëshmon edhe një numër i haditheve dhe rasteve te pa numëruara te atyre qe e kane pare.