Home ZGJODHËM PËR JU Kushdo që sëmurët, le ta ketë në mendjen e tij këtë ajet

Kushdo që sëmurët, le ta ketë në mendjen e tij këtë ajet

67
0
kushdo-qe-semuret,-le-ta-kete-ne-mendjen-e-tij-kete-ajet

Kushdo që sëmurët, le ta ketë në mendjen e tij këtë ajet:
“Dhe kur unë sëmurem, Ai më shëron!”
Kapitulli Shuara: 80.

Pra besimtari le ta kujtojë e ta ketë parim këtë fjalë të Allahut të Madhëruar. Të jetë i bindur ai që është i sëmurë se shërimi është afër! Bashkë me sëmundjen është edhe mëshira e Zotit. Allahu me të i fal gjynahet dhe e ngre në grada!

Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë:

“I përcaktohet robit një shkallë e lartë në Xhennet që nuk e arrin dot atë me punët (adhurimet) që bën, prandaj Allahu i Madhëruar i hedh shpesh sprova dhe sëmundje, derisa ky ta meritojë gradën që i është caktuar.”
Sahihul Xhami : 1625

Prandaj mendo mirë dhe mos u bëj pesimist

Mirandi Shehaj

The post Kushdo që sëmurët, le ta ketë në mendjen e tij këtë ajet appeared first on xhamiambret.com.