Home ZGJODHËM PËR JU Lutja per pasardhes te mire

Lutja per pasardhes te mire

DUA PËR PASARDHËS (FËMIJË)

1. Duaja e Zekerijas alejhi selam:
قَالَ رَبِّ هَبۡ لِي مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةٗ طَيِّبَةً إِنَّكَ سَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ
“Zoti im, falma edhe mua nga ana jote një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes”! [3:38]

2. Duaja Zekerijas alejhi selam:
رَبِّ لَا تَذَرۡنِي فَرۡدٗا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡوَٰرِثِينَ
“Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”. [21:89]

3. Duaja e Ibrahimit alejhi selam për djemtë e tij Ismail dhe Is’hak:
رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
“Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!” [37:100]

4. Dua nga Surja El Furkan:
رَبَّنَا هَبۡ لَنَا مِنۡ أَزۡوَٰجِنَا وَذُرِّيَّٰتِنَا قُرَّةَ أَعۡيُنٖ وَٱجۡعَلۡنَا لِلۡمُتَّقِينَ إِمَامًا
“Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhsve tanë, neve na bën shembull për të devotshmit”. [25:74]

5. Dua nga Sureja El Ahkaf:
رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَصۡلِحۡ لِي فِي ذُرِّيَّتِيٓۖ إِنِّي تُبۡتُ إِلَيۡكَ وَإِنِّي مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ
“Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me myslimanët.” [46:15]

Suad Shabani

The post Lutja per pasardhes te mire appeared first on xhamiambret.com.