Home Ahlak MOS E PËRZË TË MJERIN!

MOS E PËRZË TË MJERIN!

Dijetari Muhamed Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!, thotë:

Një burrë ia kishte pas ndaluar gruas së vet t’i japë lëmoshë çdo të mjeri që i troket në derë.

Një ditë nga ditët në derë i trokiti një i mjerë dhe tha: “Jam i mjerë dhe pa rroba që më mbrojnë nga i ftohti.”

Gruas i erdhi keq për gjendjen e tij dhe iu zbut zemra, ia dha tri hurma dhe i dha veshmbathje.

Ndërkohë, burri i saj nuk gjendej në shtëpi, kishte pas shkuar në xhami, kurse pas namazit nuk u kthye në shtëpi, por qëndroi brenda xhamisë. E zuri gjumi në xhami dhe e pa një ëndërr se kishte pas ndodhur Kiameti. E pa se njerëzit ishin në vështirësi të madhe, nxehtë i madh dhe dielli qëndronte mbi kokat e njerëzve, kurse mbi kokën e tij qëndronte një rrobë e cila i bënte hije, në të i kishte tri vrima dhe erdhën tri hurma dhe i mbushën e i plotësuan ato vrima.

Në atë moment, i frikësuar dhe i habitur, u ngrit nga gjumi.

Shkoi në shtëpi dhe ia rrëfeu gruas ëndrrën dhe gruaja menjëherë e kuptoi se kjo ëndërr ka qenë si shkak i hurmave dhe rrobave që i dha si lëmoshë. I tregoi të burrit se çfarë bëri ajo dhe burri i tha: “Prej sot, mos e kthe asnjë të mjerë nga dera jonë!”

Kjo plotësisht përputhet me hadithin e të Dërguarit të Allahut, Allahu qoftë i kënaqur me të!, i cili thotë: “Çdo njeri do të qëndrojë nën hijen e lëmoshës së tij derisa të kryhet llogaria.”[1]

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

[1]              Imam Ahmedi, 17333, Ibën Huzejme e saktësoi hadithin, 2431