Home ZGJODHËM PËR JU Mos i shkaterro veprat e tua me gjuhen tende

Mos i shkaterro veprat e tua me gjuhen tende

Atë që korr me gjymtyrët e tua prej veprave të mira mos e digj me lëshimin e gjuhës. Prandaj, “kush beson Allahun dhe
Ditën e Fundit le të flas mirë ose le të heshtë!” Shënon Buhariu nr. (5673) dhe Muslimi nr. (1468).

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaju robërve të Mi që të flasin atë që është më e mira.” El-Isra, 53

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet në Xhenet ka dhoma ku pjesa e jashtme e të cilave shihet nga brenda dhe ana e brendshme e tyre shihet nga jashtë.”

Ebu Musa El-Esh’arij tha: “Për kë janë ato, o i Dërguar i Allahut?”

Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Për atë që flet fjalë të buta…” hadithi. Shih “Sahihu Et-Tergib uet-Terhib” (617).

Unejs Sheme

The post Mos i shkaterro veprat e tua me gjuhen tende appeared first on xhamiambret.com.