Home Hutbe MUAJI I RAMAZANIT NJË MYSAFIR I BEGATSHËM

MUAJI I RAMAZANIT NJË MYSAFIR I BEGATSHËM

Me te vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri i vetes tonë dhe të këqiat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush e devijon dhe atë që e devijon, s’ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit të pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut

O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.“ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit, (saAllahu alejhi ve selem), veprat më të këqia janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

E në vijim

Muaji Ramazanit si një mysafir i begatshëm vetëm se i është afruar dyerve të besimtarëve dhe është gati të troket, mirëpo ky muaj, ky mysafir është kureshtar të dijë se me çfarë disponimi e presin besimtarët.

A janë përmalluar për të?

A janë të gëzuar me ardhjen e tij?

A janë të kënaqur me atë që sjellë ky muaj?

Ajo që është e vërtetë se besimtarët mysliman, në mbarë botë e kanë dëshmuar se e duan muajin e Ramazanit dhe adhurimet në të si agjërimin, faljen e namazeve të teravisë, leximin e Kuranit, sadakanë, etj.

Begatia e parë: Hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit.

Begatia e dytë: Zbritja e mëshirës së Allahut.

Begatia e tretë: Prangosja e shejtanëve.

Begatia e katërt: Me agjërimin në muajin Ramazan besimtari e ngritë një shtyllë të islamit.

Begatia e pestë: Dy gëzimet që i meriton agjëruesi.

Begatia e gjashtë: Leximi i Kuranit.

Begatia e shtatë: Falja e namazeve të teravisë.

Begatia e tetë dhe e nëntë: Të veçuarit e Allahut agjërimin dhe shpërblimin për të.

Begatia e dhjetë: Nata e Kadrit.

Allahu i Madhëruar ka thënë në Kuranin Famëlartë:

Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.“ Suretu Dharijat: 55.

Andaj le të jetë kjo përmendje, ky përkujtim i këtyre begative shkak i ngjalljes së mallit për këtë muaj të begatshëm, të na i zmadhojë dashurinë ndaj këtij muaji, e ta përjetojmë me plot gëzim dhe bindje të madhe.

Le të jetë ky përkujtim që ne ta agjërojmë muajin e Ramazanit dhe të dalim në fund të sukseshëm në regjistrin e banorëve të xhenetit.

Allahu i Madhëruar ka thënë për qëllimin e obligueshmërisë së agjërimit të muajit të Ramazanit:

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm (të ruheni nga zjarri i xhehenemit). “ Bekare: 183

E lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta që të na e bëjë të mundur që në këtë muaj t’ia arrijmë qëllimit, e të na mëshirojë me mëshirën e tij të pakufishme dhe të na bëjë të mundur të hyjmë nga dera “Rejanc, dera nëpër të cilën hyjnë vetëm agjëruesit.

E them këtë thënie dhe kërkoj prej Allahut ndjesë për mua dhe për ju, andaj kërkoni falje, se do tu fallen mëkatet.

Hytbeja e dytë:

Falenderimi

Eshtë e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” Ahzab, 56.

Ky Muaj i begatshëm sjell edhe faljen e mëkateve gjë që është shumë e rëndësishme për neve.

I dërguari i Allahut, (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë në shpërblim, do ti falen gjynahet që i ka bërë deri atëherë.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi

E lusim Allahun të na i falë mëkatet dhe të na ringjallë me bashkësinë e pejgamberëve dhe robërve të mirë.

Lutje:

O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbroj nga zjarri i xhehenemit.

O  Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.

O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, Ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.

O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj  dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo t’i largohemi asaj.

O Allah, na bën të mundur ta përjetojmë muajin e Ramazanit në razinë Tënde me adhurim dhe përkushtim.

O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.

O Allah forcoe islamin dhe muslimanët dhe shkatëroi shirkun dhe mushrikët.

Subhane rabbike rabbel-izeti amma jesifun, ve selamun alel-murselin, vel-hamdu lilahi rabbil-alemin.

Innallahe je’muru bil-adli ve ihsani ve itai dhil-kurba, ve jenha anil-fahshai vel-munkeri vel-bag-ji, jeidhukum leal-lekum tedhekkerun.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com