Home Uncategorized NDRYSHONI …

NDRYSHONI …

Njëri na tregon: nëna ime, kur më urdhëronte të falja namazin, gjithmonë e shoqëronte një lutje. Më thoshte: ngrihu falu, Allahu të nderoftë! Ngrihu për namaz, Allahu mos të privoftë nga ëmbëlsia e namazit! Ngrihu për namaz, Allahu të drejtoftë!
Kështu fillova ta dua namazin dhe prisja kohën e tij në mënyrë që të dëgjoja lutjet e nënës time. Qysh në fëmijëri, shihja nënën time, e cila pasi kryente namazin, lutej me zë: o Allahu, bëjë birin tim nga namazlinjtë të cilët kënaqen kur kryejnë namazin! O Allah, bejë namazin likën e zemrës për birin tim!
U rrita, ndërsa ajo vazhdonte të lutej, e unë ndjeja dashuri për namazin, kurse momentet më të bukura të jetës time ishin ato kur qëndroja në këmbë para Zotit tim.
Fjala “falu!” e vetme nuk mjafton, porse sqaroje arsyen dhe thuaju fëmijëve tu: falu, në mënyrë që Allahu të jetë i kënaqur me ty!
Namazin fale me devotshmëri, në mënyrë që Allahu ta pranojë! Avdesin merre mirë, siç duhet, në mënyrë që të bien të gjitha gjynahet prej teje!
Kështu, namazi u bë pjesë përbërëse e imja, nuk mund ta paramendoja jetën pa të. Pozitiviteti është i shkëlqyer në çdo gjë.
“40. O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!” (Ibrahim)

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri
05/03/2021