Home Ahlak NË SHPIRTIN E ÇDO NJERIU EKZISTON NJË LUFTË

NË SHPIRTIN E ÇDO NJERIU EKZISTON NJË LUFTË

Një ditë prej ditëve, gjyshi i thotë nipit të vet:

– Sot do të tregoj për një realitet nga të vërtetat e dynjasë.

Nipi ia ktheu:

– Të dëgjoj, gjyshi im.

Gjyshi i tha:

– Në shpirtin e çdo njeriut ekziston një luftë dhe ajo i shëmbëllen luftës ndërmjet dy ujqve!Njëri ujk e paraqet të ligën, mërinë, xhelozinë, gënjeshtrën, urrejtjen etj.

– E tjetri? – i tha nipi duke e lëvizur kokën mënjanë.

– E tjetri e paraqet të mirën, paqen, dashurinë, drejtësinë, sinqeritetin etj.

Fëmija u prek nga këto fjalë dhe nga kuptimi i tyre, edhe pse ishin pak të vështira për t’i kuptuar në moshën e tij. Gjithsesi, pasi mendoi pak, e pyeti gjyshin e tij:

– Cili nga ujqit në fund fiton?

Gjyshi u buzëqesh dhe tha:

– Gjithmonë fiton ai ujk të cilin e ushqen dhe i jep për të ngrënë. Nëse ushqen të keqen, do të mbisundojë e keqja dhe nëse e ushqen të mirën, do të mbisundojë e mira.

Pikërisht ashtu, atë që e mbjellë, ke dhe për ta korrur!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU