Home PYETJE PERGJIGJE PASURIA E VËRTETË

PASURIA E VËRTETË

Pasuria e vërtetë

{وَ وَجَدَكَ عَائِلًا فَأَغْنَى }

”Të gjeti të varfër e të pasuroi”
(Ed Duha / 8)

Pasuri e plotë është ajo pasuri e cila i përfshin dy gjëra:
1.Furnizim me të cilën realizohen novojat për të mbijetuar.
2.Kënaqësi ndaj pasurisë të cilën e posedon.

I Dërguari alejhiselam ka thënë:
”Ka shpëtuar ai i cili është musliman, i furnizuari aq sa i mjafton dhe i kënaquri me atë të cilën ju është dhënë” (Muslimi)

Po ashtu i Dërguari alejhiselam ka thënë:
”Nuk është i pasur me të vërtetë ai i cili posedon pasuri, por pasunik i vërtetë është ai i cili është pasunik në shpirtin e tij”. (Buhariu dhe Muslimi)