Home ZGJODHËM PËR JU Përse Allahu e la sekret këtë natë?

Përse Allahu e la sekret këtë natë?

 1-     E la sekret këtë nate ashtu siç i la edhe shume gjera tjera. P.sh: E fshehi kohen e vdekjes, qe te frikësohet mëkatari, e fshehi emrin e Tij me te madh qe ta adhurojmë dhe lusim me te gjithë emrat, e fshehi përgjigjën e duasë qe njeriu çdoherë te bej dua, e fshehi kenaqesine e Tij ndaj ibadetit te robit qe vazhdimisht ai te vazhdoje ne ibadet, e fshehu pranimin e tevbes-pendimit, qe te vazhdoje njeriu çdoherë me tevbe, e fshehu hidhërimin e Tij ndaj mëkateve ( e jo vetëm ndaj ndonjë mëkati te caktuar), qe njerëzit te kenë kujdes ndaj te gjitha mëkateve, pokështu Allahu e fshehu këtë nate qe ta respektojmë dhe t’i bëjmë ibadet ne te gjitha netët e Ramazanit (e sidomos ne dhjete ditët e fundit te këtij muaji. S.I)

2-     Allahu,subhanehu ve teala, sikur ka dashur te na thotë: Po tu behej e qarte njerëzve saktësia e rënies se kësaj nate, duke e ditur pasionin tuaj për mëkate, sepse ndoshta epshi juaj do t’ju ftonte qe ne këtë nate t’i lini mëkatet, me dije se mëkati me dije është me i rende sesa ai pa dije, dhe mu për këtë shkak e kam fshehur këtë nate. Allahu sikur ka dashur te thotë se nëse me bën ibadet gjate kësaj nate do te kesh shpërblim sa 1000 muaj ndërsa nëse me bën mëkate do ta kesh ndëshkimin sa te 1000 muajve.

3-     Ndoshta Allahu,subhanehu ve teala, e ka lënë te fshehte qe njeriu te beje përpjekje për ta gjetur atë dhe kështu te shpërblehet për mund.

4-     Nëse robi nuk e din saktësinë e rënies se kësaj nate, ai përpiqet qe te beje ibadet ne te gjitha netët e Ramazanit, dhe meqë zemra nuk i flenë ne asnjë nate ai vazhdon me atë vrull te madh te ibadetit tere netëve te Ramazanit. Allahu,subhanehu ve teala, mburret para melaikeve duke u thënë” A nuk thoshit ju se po krijoj shkatërrues e kriminel?! Ja, shikoni angazhimin e tij për këtë nate!