Home Ahlak POROSITË E PRINDIT PËR TË BIRIN

POROSITË E PRINDIT PËR TË BIRIN

Biri im i shtrenjtë!

Kur të vijë dita e të më shohësh si plak… shpresoj të bësh durim ndaj meje dhe të më kuptosh.

Nëse i bëj pis rrobat e mia gjatë të ngrënit ushqim… nëse nuk mundem të vishem vet… rikujtoi ato orë që i kalova me ty për t’i mësuar këto gjëra.

Nëse kur të flas i përsëris të njëjtat fjalë dhe të njëjtin fjalim mijëra herë… mos u nervozo në mua dhe mos më ndërprit… hesht dhe përmbaje veten kur i përsëris fjalët dhe pyetjet.

Biri im, ti kur ishe i vogël çdo herë i përsërisje fjalët dhe më pyetje, kurse unë të përgjigjesha me zemërgjerësi, derisa e kuptoje çdo gjë.

Nëse nuk dëshiroj që të pastrohem… mos më sulmo, po rikujtoje kur ishe i vogël të ndjekja dhe t’i jepja me mijëra arsyetime vetëm që të pastrohesh.

Kur më sheh se nuk mund t’i mësoj mjetet e reja teknologjike dhe të punoj me to… më jep kohë të mjaftueshme… dhe mos më shiko duke u buzëqeshur me sarkazëm… rikujto se unë jam ai i cili të mësoi shumë gjëra t’i veprosh… si të hash… si t’i veshësh rrobat e tua… si të pastrohesh… si të ballafaqohesh me jetën.

Nëse filloj ta humbi kujtesën dhe të ngatërrohen në fjalim… më jep kohë të mjaftueshme të rikujtohem nëse mundem… mos i humb nervat e tua… edhe nëse fjalimi im nuk është i rëndësishëm… detyrohesh të heshtësh.

Kur nuk do të mundem të eci për shkak këmbëve të mia të sëmura, më jep dorën tënde… me të njëjtën dashuri dhe në të njëjtën mënyrë si unë kur ti jepja kur i bëje hapat e para të ecjes tënde.

Kur të afrohet dita në të cilën do të them se jam i përmalluar për takimin me Allahun, mos u pikëllo dhe mos qaj, do ta kuptosh këtë realitet edhe ti një ditë nga ditët.

Tento të kuptosh se vitet më janë afruar kah fundi dhe se një ditë nga ditët do të zbulosh se, edhe përskaj gabimeve të mia, unë gjithmonë për ty i dëshiroja gjërat më të mira.

Më ndihmo të eci, më ndihmo ta kaloj rrugën time me dashuri dhe durim, ashtu si veprova unë me ty gjithmonë.

Më ndihmo biri im të arrij deri në fund në paqe dhe rehati.

Shpresoj që të mos ndjesh mërzi e as pamundësi, kur të më afrohen orët e fundit të jetës… atëherë detyrohesh të jesh pranë meje dhe të tentosh të më ruash dhe të përkujdesesh për mua… ashtu si veprova unë me ty në fillim të jetës tënde.

Dhe të më përqafosh ashtu si të përqafova unë në fëmijëri.

 

 

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU