Home ZGJODHËM PËR JU Pse gratë muslimane mbulohen? kjo është përgjigjja më e mirë në këtë...

Pse gratë muslimane mbulohen? kjo është përgjigjja më e mirë në këtë pyetje

Për shumë njerëz, sidomos për ata në botën perëndimore, nuk është e qartë se pse disa gra muslimane mbulohen.
Ndoshta përgjigjja më e mirë qëndron në një tregim të shkurtër, të cilin patjetër duhet ta lexoni.
Një britanik shkoi te një njeri i mençur dhe e pyeti:
– Pse tek ju në Islam nuk lejohet që burrat t’i shtrëngojnë duart me gratë? A nuk është kjo e pazakontë?
Njeriu i mençur iu përgjigj me një pyetjeje tjetër:
– Ti a mund t’ia shtrëngosh dorën mbretëreshës Elizabetë?
Britaniku u përgjigj:
– Natyrisht jo. Ka disa individë të caktuar, të cilët mund të t’ia shtrëngojnë dorën mbretëreshës sonë. Por, unë nuk jam në mesin e tyre …
Më pas, njeriu i mençur tha …
– A po sheh. Gratë tona janë mbretëresha dhe mbretëreshat nuk i shtrëngojnë duart me burra të panjohur.
Pastaj britaniku pyeti:
– Po pse vajzat tuaja e mbulojnë trupin dhe flokët. A nuk është ky diskriminim dhe abuzim?
Njeriu i mençur buzëqeshi dhe nga xhepi nxori dy bonbone prej çokollatës. Njërit ia hoqi mbështjellësen e celofanit, kurse tjetrin e mbajti në mbështjellësen origjinal.
Pastaj të dy bonbonet i hodhi në dyshemenë me pluhur. Ai e shikoi britanikun dhe i tha …
– Nëse të kërkoj tani, që ta marrësh njërin nga këto dy bonbone dhe ta hash, cilin prej tyre do të marrësh dhe do ta vendosesh në gojën tënde?
Britaniku po u menduar shumë tha:
– Këtë në celofan, natyrisht.
Burri i mençur, përsëri buzëqeshi pak dhe tha:
– Kjo është mënyra se si ne i shohim gratë tona.

Përkthim: Miftar Ajdini

The post Pse gratë muslimane mbulohen? kjo është përgjigjja më e mirë në këtë pyetje appeared first on KMK.press.