Pyetje:
A është e ndaluar të punosh në bankë?
Përgjigje:
Nuk është e ndaluar të punosh në bankat Islame. Kur janë në pyetje bankat konvencionale, një pjesë e punës së tyre është e lejuar siç janë transaksionet e ndryshme të pagesave, ndërsa një pjesë është e ndaluar, ajo që ka të bëj me punën e kamatës. Pra, në pyetje është përzierje e të lejuarës dhe të ndaluarës. Nuk mund të themi as të punohet as të mos punohet në një bankë të tillë duke marrë parasysh kushtet dhe vendet ku jetojmë.
Është e qartë se muslimanët nuk mund të tërhiqen nga sektori bankarë dhe këtë t’ua lënë plotësisht tjerëve, sepse kjo nuk do të ishte në interes të muslimanëve. Është e nevojshme që muslimanët të jenë prezent në këtë sektorë dhe me një punë të ndershme të kontribuojnë biznesit cilësorë.
Muslimanët janë të obliguar të besojnë se kamata është e ndaluar dhe duhet t’i ikin sa të jetë e mundshme.
Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviç
Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës
Përktheu: A. D. Islampress