Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Shenja e dashurisë së Zotit

Shenja e dashurisë së Zotit

Shenja e dashurisë së Zotit

Transmeton Abdullah ibn Mesudi se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:” Vërtetë Allahu mund t’i japë pasuri njerëzve që i do por dhe atyre që nuk i do, ndërsa besimin ia jep vetëm dikujt që e do…”

Transmeton Taberani dhe e ka saktësuar Albani në Sahihu Tergib me nr 1571

Ibnul Kajjimi rahimehullah ka thënë:
Allahu kur e do dikë i hudh atij në zemër dashurinë për Të.
Dijeni, se në një kohë kur janë shtuar trazirat, mashtrimet dhe falsiteti, nuk ia jep Zoti besimin veçse dikujt që vërtetë e do.
Kjo dhuratë nga Zoti është padyshim nga argumentet më të mëdha të dashurisë së Allahut ndaj atij njeriu.

Marrë nga libri: Medarixhu es-salikin 3/39
Shuajb Rexha

The post Shenja e dashurisë së Zotit appeared first on xhamiambret.com.