Home ZGJODHËM PËR JU Sot që po flasim, a ka njerëz që jetojnë në xhenet?

Sot që po flasim, a ka njerëz që jetojnë në xhenet?

Pyetje: Sot që po flasim, a ka njerëz që jetojnë në xhenet? Apo të gjithë do të presin ‘Ditën e Gjykimit’ para se të hyjnë në xhenet apo xhehenem?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!

Allahu e ka krijuar xhenetin dhe krijimi i tij ka përfunduar, kjo bazuar në hadithin kudsi në të cilin Allahu i Lartësuar thotë:

“Unë kam përgatitur për robërit e Mi të mirë atë që syri nuk e ka parë.” Si dhe nisur nga fakti se i Dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e ka parë atë (xhenetin dhe xhehenemin) natën e Isra-s dhe Mi’raxhit, si dhe shumë e shumë argumente të tjera.

A do të hyjë ndonjë njeri në xhenet para Ditës së Ringjalljes?

Ka dy aspekte për këtë:

1-Hyrja në xhenet vetëm me shpirt, siç është rasti me të vdekurit. Kjo është konfirmuar për Profetët dhe dëshmorët, shpirtrat e të cilëve do të qëndrojnë në gushat e zogjve të gjelbër të cilët enden nëpër xhenete dhe shkojnë nga të duan.

Ashtu sikurse pohohet nga hadithet ku Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) e përshkruan se si ka hyrë në Xhenet kur ishte në ëndër, gjendje e cila ka të bëjë me shpirtin ose gjendjen shpirtërore.

2-Hyrja në xhenet me trup dhe me shpirt dhe kjo do të ndodhë vetëm në Ditën e Ringjalljes, si për njerëzit ashtu edhe për xhindët. Përjashtimi i vetëm nga kjo, është Ademi (paqja qoftë mbi të) i cili ishte në Xhenet para se të zbriste në këtë tokë, siç e ka përmendur Ibn el-Kajim dhe të tjerë.

Allahu e di më së miri.

Përshtati: Fatjon Isufi

The post Sot që po flasim, a ka njerëz që jetojnë në xhenet? appeared first on xhamiambret.com.