Home \ ZGJODHËM PËR JU \ A e ka parë Profeti salAllahu alejhi ue selem Allahun?

A e ka parë Profeti salAllahu alejhi ue selem Allahun?

Pyetje: “A e ka parë Muhamedi salAllahu alejhi ue selem Zotin e Tij të Lartësuar në natën e Isras?“

Përgjigje: “Nuk e ka parë i Dërguari i jonë Muhamedi salAllahu alejhi ue selem Zotin e Tij në këtë jetë me dy sytë e Tij, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Porse Ai ka parë Xhibrilin alejhis selam në formën e tij reale i cili e kishte mbuluar të gjithë horizontin, dhe kjo është ajo që kihet qëllim tek fjala e Allahut të Lartësuar:

عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَى ذُو مِرَّةٍ فَاسْتَوَى وَهُوَ بِالْأُفُقِ الْأَعْلَى ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّى فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَى فَأَوْحَى إِلَى عَبْدِهِ مَا أَوْحَى مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَى أَفَتُمَارُونَهُ عَلَى مَا يَرَى وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَى عِنْدَ سِدْرَةِ الْمُنْتَهَى عِنْدَهَا جَنَّةُ الْمَأْوَى إِذْ يَغْشَى السِّدْرَةَ مَا يَغْشَى مَا زَاغَ الْبَصَرُ وَمَا طَغَى

“Atë ia ka mësuar Atij një (Melek) shumë i fuqishëm (Xhibrili), i Cili ka mendje preçize, dhe që iu shfaq qartë, në horizontin më të lartë. Pastaj iu afrua duke zbrit, dhe i qëndroi pranë sa hapësira midis dy harqeve ose edhe më afër. Dhe (Allahu) i shpalli robit të Tij atë që i shpalli.Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë. Vallë, a do ta kundërshtonit Atë për çfarë ka parë?! Në të vërtetë, Ai e ka parë (Xhibrilin) edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha, në të cilën ndodhet Xheneti i Strehimit. Atëherë Sidrën çfarë nuk e mbulonte (prej mrekullive). Shikimi i Tij (Muhamedit) nuk u shmang dhe nuk shkoi përtej (asaj që i ishte lejuar të shihte).”

Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e Tij.

Komisioni i Përhershëm për kërkime shkencore dhe Fetua
Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdurazak El-Afijfij
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku`ud

Burimi: Lexhnetu Ed-Da’imeh fetua 5611 pyetja nr 24