Home ZGJODHËM PËR JU A lejohet gruaja meja dhanë rrogën burrit ose buri duhet mu kujdes...

A lejohet gruaja meja dhanë rrogën burrit ose buri duhet mu kujdes për gruan?

Selam Alejkum

e kam një pyetje a lejohet gruaja meja dhanë rrogën burrit çka punon a është e ndaluar rroga ton meja dhanë burrit ose buri duhet mu kujdes për gruan

selam alejkum

 

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut ndersa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij ,shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjyikimit.

 

Burri është kujdestari në familjen e tij. Ai duhet të kujdeset për furnizimin e gruas së tij dhe fëmijëve të tij. Ndërsa gruaja është kujdestare në familjen e burrit të saj, për pasurin e burrit të saj, për fëmijët e tij, për ruajtjen e nderit të familjes dhe kështu me radhë. Nuk ka të drejt gruaja të punoj ndërsa të lë anash edukimin e fëmijëve të saj dhe të burrit të saj, dhe nëse burri sheh mangësi në këtë ka të drejtë plotësisht që t’ia ndaloj gruas të punoj jashtë shtëpisë së saj. Por nëse ajo nuk len mangu diçka në edukimin e familjes dhe gjen ndonjë punë e cila është hallall dhe nuk ka të përzime me burra të huaj atëherë nuk ka diçka të keqe të punoj gruaja nëse ajo bëhet me lejen e burrit. Nëse ajo punon atëherë kjo pasuri është e gruas dhe ajo ka të drejtë të shpenzoj ku ajo dëshiron përveç në harame. Ndërsa lejohet ti jepet rroga e gruas burrit, bile rehatia familjare do të ishte kur ka një zot shtëpie dhe ka një deponim të përbashkët të të hollave në familje dhe të kenë një arkë të përbashkët të grumbullimit të pasurisë. Andaj gruaja duhet ta dijë se nuk e ka obligim të punoj për mbajtjen e familjes sepse një obligim i tillë bie mbi burrin që është përgjegjës për familjen e tij por nëse ajo, punon me lejen e burrit atëherë kjo pasuri është e gruas, por më etike dhe më morale do të ishte që pasuria e gruas dhe ajo e burrit të derdhen në një arkë të përbashkët, pasi që ata janë shokët e jetës së njëri tjetrit.

Allahu e di më së miri.