Home \ Ramazani \ Adhurimi në muajin e Ramazanit

Adhurimi në muajin e Ramazanit

„ O ju që besuat, agjerimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. “(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjeroi), atëherë ai (le të agjerojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjerojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri e ai që nga vullneti jep më tepër, aj o është aq më mirë per të. Mirëpo, po qe se e dini, agjerimi është më mirë për ju”. “(ato ditë të numuruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues ( i të vërtetës nga gënjeshtra). e kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjerojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim per ju. (të agjeroni ditët e leshuara më vonë). Që të plotësoni numurin, të madhëroni Allahun për atë se ju udhëzoi dhe që të falenderoni”.                                                                       Suretu EI Bakare, ajetet 183,184,185

Ky nënshtrim ndaj urdhërit të Allahut përbën adhurimin e sinqertë, e bën një të vetëm adhurimin me realitetin e tij vullnetor, mendor dhe shpirtëror. 
               Agjeruesi, i cili ia ndalon vetes së vet kënaqësitë e jetës pa asnjë imponim, presion apo ndonjë shkak tjetër, përveç zbatimit të urdhërit të Zotit, provon në këtë mënyrë nënshtrimin e tij ndaj urdhërit të Zotit dhe adhurimin e sinqertë per të 
                Hadithi i shenjtë (thënie e Pjegamberit(S.a.s) na e bën të qartë këtë kur thotë:

   “Agjeruesi, edhe sikur të jetë në shtrat, nëse nuk përfol ndonjë musliman tjetër në mungesë, konsiderohet adhurues.

                 Resulullahu (S), nga ana e tij, e ka bërë të qartë në një fjalim të vyer shpirtin besimtar, i cili e dallon atë që agjeron për Allahun me sinqeritet e besnikëri, duke u bërë altar (Mihrab) i adhurimit. Aktiviteti trupor i agjeruesit, të nënshtruar ndaj urdhërit të Zotit, kthehet në adhurim. Jo më kot Resulullahu (S) e konsideronte gjumin e adhuruesit dhe frymëmarrjen e tij adhurim, pasi ato lindin e zvillohen në një trup adhurues, i cili është privuar nga kënaqësitë dhe gjërat e dëshiruara e të lejuara në përgjigje të urdhërit të Sundimtarit të së vërtetës. Kështu ai ka thënë: “Shpirtërat tuaj në agjerim  janë të Iavdëruar dhe gjumi juaj në të është adhurim”.

 Ali Ebin Musa Er-Rida (a) tregon se ka dëgjuar nga prindërit e tij dhe gjyshi i tij Resulullahu (S), i cili ka thënë:

              ” O njerëz! Kush nga ju gjatë këtij muaji mirëson sjelljet e tij morale, ai do të lejohet të kalojë rrugën (Siratin), ditën kur të rrëshqasin këmbët nëpër të”