Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Ajo e zemëron burrin e saj gjatë Ramazanit – a e ul kjo gjë vlerën e agjërimit të saj?
si-ta-kompensoj-nje-dite-agjerimi-nese-me-ka-arritur-ramazani-vijues?

Ajo e zemëron burrin e saj gjatë Ramazanit – a e ul kjo gjë vlerën e agjërimit të saj?

Pyetja: Nëse unë bëj burrin tim të zemëruar, a më mangëson kjo shpërblimin në agjërimin tim?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Marrëdhëniet në mes burrit dhe gruas duhet të bazohen në një jetesë të mirë,  në dashuri dhe dhembshuri për njëri-tjetrin.

Allahu thotë:

“Nga argumentet e Tij është kjo, se Ai krijoi për ju bashkëshorte nga mesi juaj, që ju të mund të gjeni prehje në to, dhe Ai ka vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Njëmend, këto janë me të vërtetë argumente për njerëzit që mendojnë.” [El-Rum 21]

“Dhe të jetoni me to me nder.” [El-Nisa 19]

“Dhe ata (gratë) kanë të drejta (mbi burrat e tyre për sa i përket shpenzimeve të jetesës) të ngjashme (me ato të burrave të tyre) mbi ta (për sa i përket bindjes dhe respekt) me atë që është e arsyeshme.” [El-Bekare  228]

Bazuar në këtë, secili bashkëshort duhet të jetë i kujdesur për të kënaqur tjetrin dhe të mos bëjë asgjë që do të shkaktojë zemërim apo bezdisje.

Është transmetuar se Imam Ahmedi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Um Salih [gruaja e tij] qëndroi me mua për njëzet vjet dhe ajo dhe unë nuk jemi ndarë në asnjë fjalë!”

Allahu i ka urdhëruar dy bashkëshortët për çdo gjë që do të krijojë dhe do të forcojë dashurinë mes tyre, dhe Ai i ka ndaluar ata nga çdo gjë që shkakton të kundërtën e kësaj.

Nëse të dy bashkëshortët e kuptojnë këtë parim i cili rregullon se si ata duhet të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, atëherë jeta e tyre do të ec mirë dhe ajo do të jetë ashtu siç Allahu dëshiron të jetë, e mbushur me qetësi, dashuri dhe dhembshuri.

Secili bashkëshort është urdhëruar nga Islami për të bërë gjithçka që do të krijojë dhe do të forcojë dashurinë, dhe është i ndaluar për të bërë çdo gjë që është në kundërshtim me këtë.  Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka ndaluar një njeri të falej shumë dhe të agjëronte shumë se kjo ndikonte mbi të drejtat e gruas së tij.

Transmetohet se Abdullah ibn ‘Amr (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) më tha: “A nuk të kam dëgjuar se ke kaluar të gjithë natën në namaz dhe gjithë ditën në agjërim?” Unë i thashë: “Unë e bëj këtë!” Ai ka thënë: “Por në qoftë se ti e bën këtë, sytë tu do të dobësohen dhe trupi yt do lodhet. Trupi jot ka të drejta mbi ty dhe gruaja juaj ka të drejta mbi ty. Agjëro (një ditë) dhe ushqehu (ditën tjetër), falu (gjatë natës) dhe fle (një pjesë të saj).” Buhariu (1153).

Së dyti:

Personi që agjëron është urdhëruar të sillet mirë, dhe Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka urdhëruar agjëruesin të mos përgjigjet në të njëjtën mënyrë në qoftë se dikush dëshiron të përlesheet më atë apo e fyen atë. Përkundrazi ai duhet të jetë i durueshëm dhe të frenojë veten, dhe të thonë, “Unë jam agjërueshëm.”

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Agjërimi është mburojë, kështu (një i cili është agjërueshëm) nuk duhet të shahet ose të sillet në mënyrë injorante. Nëse dikush dëshiron të luftojë atë ose të fyen atë, le të thotë, “Unë jam duke agjëruar” dy herë “. [Buhari (1894) dhe Muslimi (1151]

Neveviu ka thënë: “Fjala (Rafeth) (përkthyer këtu si sharje) do të thotë fjalë e pamend dhe imorale. Edhe injoranca është afër  e së turpshmes, dhe është në kundërshtim me urtësinë dhe asaj çfarë është e drejtë, qoftë në fjalë apo në vepra.”

Duhet të theksohet se ky ndalim nga sharja, sjellja e injorancës, kacafytja dhe fyerja nuk është i kufizuar vetëm për ata që janë duke agjëruar, por ndalimi vlen për të gjithë, por është theksuar më shumë në rastin e atij që është agjërueshëm. Allahu e di më së miri. “

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Agjërimi nuk është vetëm (abstenim) nga ushqimi dhe pija, agjërim me  vend është agjërimi (abstenimi) nga fjalët e kota dhe të turpshme. Nëse dikush ju fyen ose ju trajton në mënyrë injorante, ti thuaj: “Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm.”[1]

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kushdo që nuk heq dorë nga gënjeshtra dhe nga të vepruarit me të, Allahu nuk ka nevojëqë ai të heq dorë nga ushqimi dhe pija e tij. ” [Buhari 6057]

Imam El-Hafidh ka thënë: “Nga kjo u kuptua se këto veprime pakojnë shpërblimin e agjërimit.”

El-Subki el-Kebir ka thënë: “Fakti se këto gjëra janë të përmendura në këtë hadith tërheq vëmendjen nga dy gjëra:

1 Se këto vepra konsiderohen më të këqija kur veprohen gjatë agjërimit se sa në kohë të tjera.

2 Se ne duhet të përpiqemi për të siguruar se agjërimi ynë është i pastër nga gjërat e tilla, dhe  se agjërimi që është i pastër prej tyre, është një shenjë se agjërimi është më i plotë.

Fjalët oratorike sjellin që këto gjëra të konsiderohen më të këqija për shkak agjërimit, e nga kjo nënkuptohet se agjërimi është i saktë kur është i pastër prej atyre gjërave. Ka thënë: “E nëse nuk shpëton nga ato (fjalë e vepra) atëherë mangësohët (nga shpërblimi i agjërimit).” [Marrur nga Fet’h el-Bari, me disa shkurtesa]

Së treti:

Të drejtat e burrit mbi gruan e tij janë të mëdha. Allahu thotë:

“përpos që burrat kanë përparësi për vetëm një shkallë.” [El-Bekare 228]

Nëse burri është i zemëruar mbi të, sepse ajo e ka refuzuar të ndajë shtratin me të, atëherë mëkati i saj është edhe më i madh, për shkak se transmetohet nga Ibn Huzejme në Sahihun e tij nga Ata ibn Dinar el-Hudhali, sipas të cilit i Dërguari i Allahu (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Tre personave nuk do tu pranohet namazi dhe nuk do të ngjitet në qiell e as që do të kalojë përtej kokave të tyre:  (prej tyre është)… një grua burri i së cilës e thërret atë gjatë natës dhe ajo refuzon.”[2]

Është transmetuar se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nëse një njeri thërret gruan e tij në shtratin e tij dhe ajo refuzon, dhe ai qëndron i zemëruar me të gjithë natën, engjëjt do ta mallkojnë atë (grua) deri në mëngjes.” [Buhariu, 3237 dhe Muslimi, 1436]

Në përgjigjen e një prej pyetjeve të mëhershme kemi shpjeguar se mëkati ul vlerën e shpërblimit të agjërimit, dhe se mëkatet mund të jetë aq shumë shkaktarë që të fshihet shpërblim i agjërimit në tërësi.

Në qoftë se një bashkëshort dështon në detyrat e tij ose të saj në drejtim të tjetrit, ose e bën atë të zemëruar, kjo do të jetë një shkak i një agjërimi të mangët.

Kjo nul vlen nëse bashkëshorti është i zemëruar pa asnjë arsye. Disa bashkëshortë hidhërohen pa asnjë arsye, prandaj në ato raste zemërimi i tyre është i pajustifikuar.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E transmeton Hakimi dhe e ka klasifikuar si sahih, njashtu është klasifikuar si sahih nga Shejh Albani në Sahih el-Xhami ‘, 5376.

[2] Ky hadith është klasifikuar si sahih nga Shejh Albani në Sahih el et-Tergijb ve’l-Terhib, 485.

%d bloggers like this: