Home \ Uncategorized \ ALLAHU ZULLUMQARIT IA SHPEJTON DËNIMIN NË DYNJA

ALLAHU ZULLUMQARIT IA SHPEJTON DËNIMIN NË DYNJA

Allahu zullumqarit ia shpejton dënimin prej në dunja ndërsa dënimi i ahiretit është edhe më i dhimbshëm

Allahu në Kur’an thotë:
“E ti kursesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët. Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).” Ibrahim 42

I Dërguari i Allahut thotë: “Allahu e afatizon zullumqarin mirëpo kur e kapë me dënimin e Tij nuk e lëshon.”

Pastaj e lexoi ajetin:
“Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendbanimet (njerëzit) që janë zullumqarë. Vërtetë, ndëshkimi i Tij është i dhimbshëm i ashpër.” Hud  102

Gjithashtu i Dërguari i Allahut thotë:
“Nuk ka ndonjë mëkat që Allahu do të i’a shpejton njeriut dënimin në dunja
madje edhe në ahiret do i’a përsërit dënimin sikurse që është padrejtësia (zullumi) dhe ndërprerja e lidhjes farefisnore.”

Regjistron Imam Ahmedi. Shejh Albani thotë hadithi është i vërtetë.

Hafidh ibn Haxher thotë: “Allahu i madhërishëm do të i’a shpejton dënimin zullumqarit në këtë botë. Ai zullumqarin e ndonjëherë e afatizon mirëpo asnjëherë nuk e harron, kur e kapë atë nuk e lëshon.”

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani