Home \ Ahlak \ BËHU NJERI QË LË GJURMË TË MIRË!

BËHU NJERI QË LË GJURMË TË MIRË!

Kur je i pastër në brendësi të shpirtit, Allahu të jep dritë prej nga nuk e mendon.

Dhe njerëzit do të të duan edhe pse nuk i njeh.

Dhe do të plotësohen dëshirat nga nuk ta merr mendja.

Njeri me zemër të mirë është ai që e shpreson për të gjithë njerëzit të mirën.

Mos harro se lumturia e të tjerëve nuk të vjedhë nga lumturia jote.

Dhe të pasuruarit e tyre nuk të pakëson nga risku yt.

Dhe shëndeti i tyre nuk e rrezikon shëndetin tënd.

Vetëm bëhu njeri me zemër dhe nijet të mirë!

Thjesht, bëhu njeri që lë gjurmë të mirë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU