Home \ ZGJODHËM PËR JU \ BESIMTARI NUK FYEN |

BESIMTARI NUK FYEN |

HADITHI:

Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell fjalët e të dërguarit, të ketë thënë: “Besimtari nuk është fyes, e as mallkues, as i shthurur e as gojëndyrë.”[1]

KOMENTI:

(Besimtari nuk është) pra, me besim të plotë, nuk cilësohet besimtari me këto cilësi, e nëse ai cilësohet me diç prej tyre, atëherë imani i tij është i mangët.

(Fyes) ai i cili fyen njerëzit, prejardhjen e tyre, sjelljet, e gjërat që ata i bëjnë.

Nuk lejohet që muslimani të fyen vëllezërit e tij, e nëse has në diç (jo të mirë), atëherë e mbulon, e këshillon vepruesin, pa e akuzuar atë në opinion, por, e mbulon vëllain e tij dhe e këshillon (as mallkues), ai i cili e përdorë shpesh mallkimin, dhe e mëson gjuhën e tij të mallkon, mallkon çdo gjë, ndoshta e mallkon edhe veten, mallkon gruan, mallkon fëmijët, mallkon kafshën, ky është i mangët në besimin e tij, pra, besimi i tij nuk e pengoi ai nga mallkimi.

Mallkim është: Largim dhe përjashtim nga mëshira e Allahut. E nëse lutet ai për dikë me mallkim i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “mallkimi i besimtarit është sikur ta vrasësh.”[2]

(Shthurur dhe gojëndyrë) shpjegimi i tyre është përmendur në hadithin e mëhershëm.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E TRE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1977) Ahmedi në Musned (1/405, 416). Hakimi (1/14). Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij (Vargu ihaditheve të sakta, me numër 320).

[2] E shënon Muslimi me numër (110)