1. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Kjo botë është burgu i besimtarit dhe xheneti i jobesimtarit.” [Muslimi]
Read More »Hadithe te shkurtra
SI MUND TA DISH NËSE ALLAHU TË DO?
Falenderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja e Tij qofshin për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij. Ajo rreth së cilës nuk ka dyshim është se çdo musliman i cili thotë “la ilahe il-lallah” (nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut) e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij. …
Read More »Hadithe te shkurtra 10
10. Abu Umama Sudejj ibn Axhlan al-Bahili ka thënë:”E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, (alejhi selam), duke folur në haxhin e lamtumirës. Ai tha, ‘Ke frikë All-llahun, fali pesë kohet e namazit, agjëro muajin (Ramazanin), paguaje Zekatin për pasurinë tuaj dhe binduni udhëheqësit tuaj dhe ju do të hyni …
Read More »Hadithe te shkurtra 9
9. Abu Muhamed al-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talib ka thënë: “E kam memorizuar nga i Dërguari i All-llahut, (alejhi selam): “Heq dorë nga çdo gjë që të jep dyshim për atë që nuk të jep asnjë dyshim. Vërtetësia është paqe e mendjes dhe gënjeshtra është dyshim.” [Et-Tirmidhi]
Read More »Hadithe te shkurtra 8
8. Abdullah ibn Xheriri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse dikush nuk tregon mëshirë për njerëzit, All-llahu nuk do të tregojë mëshirë për të.” [mutefekun alejh]
Read More »Hadithe te shkurtra 7
7. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Njeri i fuqishëm nuk është ai që i hedh njerëzit poshtë në mundje. Njeri i fuqishëm është ai që e kontrollon veten, kur ai është i zemëruar.” [mutefekun alejh]
Read More »Hadithe te shkurtra 6
6. An-Nu’man ibn Bashir transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Shembulli i besimtarëve në dashurin e ndërsjellë të tyre, mëshirën dhe kujdesin është si i një trupi. Kur një gjymtyrë e tij (trupit) ankon, pjesa tjetër e trupit bie me pagjumësi dhe temperaturë.” [mutefekun alejh]
Read More »Hadithe te shkurtra 5
5. Enesi transmeton se Profeti (alejhi selam), tha: “Asnjëri prej jush nuk mund të thotë se me të vërtetë ka besuar për derisa ai të mos e dëshiron për vëllain e tij atë që e dëshiron për veten e tij”. [mutefekun alejh]
Read More »Hadithe te shkurtra 4
4. Sahl ibn Sad transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Kushdo që kujdeset për hir Timin çka ka ndërmjet nofullave të tij dhe çfarë është në mes këmbëve të tij, unë do ta ruaj Xhenetin për të.” [mutefekun alejh]
Read More »Hadithe te shkurtra 3
3. Ebu Hurejra raporton se Profeti (alejhi selam), tha: “Njeriu e ndjek fenë e shokut të tij të ngushtë, kështu që secili prej jush duhet të jetë shumë i kujdesshëm se cilin ai e merr si mik të ngushtë.” [Ebu Davudi dhe Tirmidhiu]
Read More »Hadithe te shkurtra 2
2. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam), tha: “Zjarri (Xhehnemi) është i rrethuar me kënaqësi (epshe) dhe Xheneti është i rrethuar me gjëra që njerëzit nuk i pëlqejnë.” [mutefekun alejh]
Read More »