Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Ç’është ky muaj – Ramazani?
c’eshte-ky-muaj-–-ramazani?

Ç’është ky muaj – Ramazani?

Ç’është ky muaj – Ramazani?

Është muaji më i bekuar, më i shenjtëruar – Ramazani,
Është muaji në të cilin filloi Shpallja Hyjnore – Kur’ani.
Është muaji ku çdo frymarrje e agjëruesit është madhërim,
Është muaji ku edhe gjumi i besimtarëve është adhurim.
Është muaji kur dyert e xhehenemit me dry mbyllen,
Është muaji kur dyert e xhennetit për sytë e zemrës çilen.
Është muaji që fillon me mëshirë, Krijuesi e dëshmojë,
Është muaji në të cilin mesi është falje, fundi mburojë.
Është muaji në të cilin ditët e tij janë më të mira ditë,
Është muaji në të cilin netët e tij janë netë plotë dritë.
Është muaji i vetëm i vitit i cili e ka një zemër të qetë,
Kjo është Nata e Madhe e Kadrit, me më vlerë se një jetë.
Është muaji i durimit, i qëndrimit, i nënshtrimit trupor.
Është muaji i besës, i shpresës, i lartësimit shpirtëror.
Është muaji i mirësive – mirësi të cilat shumëfishohen,
Është muaji i fshehtësive –fshehtësi të cilat na zbulohen.
Lavdia, falenderimi, për Ty, o All-llah i Madhëruar,
Për muajin Ramazan – këtë dhuratë kaq të çmuar.
Përshëndetje, selame, salavate i dërgojmë pa kufi,
Muhammedit (a.s.), Familjes dhe besnikëve të tij…

The post Ç’është ky muaj – Ramazani? appeared first on KMK.press.

%d bloggers like this: