Home \ Ahlak \ ÇFARË PO NDODH ME JETËN TONË?!

ÇFARË PO NDODH ME JETËN TONË?!

Ne tani jemi në shekullin XXI dhe kjo është ajo që e kemi realizuar:

Shtëpitë tona janë më të mëdha, familjet tona më të vogla.

Të ardhurat tona janë më të mëdha, kurse vlera jonë më e vogël.

Makinat tona janë më të bukura, kurse marrëdhëniet tona më të këqija.

Diplomat tona janë më të larta, kurse mentaliteti ynë më i ulët.

Mësuam se si të përfitojmë për jetesën tonë, por e harruam kënaqësinë e jetës sonë.

Mbërritëm deri në hënë, por ende nuk e kaluam rrugën, që t’i njohim fqinjët tanë.

Shpenzojmë më shumë dhe kënaqemi më pak.

Qeshim më pak dhe pikëllohemi më tepër.

Flasim më pak, gënjejmë më tepër.

Rrimë natën shumë zgjuar, por falemi më pak.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU