Home Ahlak DASHURIA NDAJ KURANIT

DASHURIA NDAJ KURANIT

Është e njohur fakti, nëse zemra e dëshiron diçka, lidhet, dashurohet dhe përballohet dhe shkëputet prej çdo çdo gjëje tjetër.
Prandaj zemra nëse e do Kuranin, kënaqet duke e lexuar, mundohet për ta kuptuar dhe mësuar.
Çdo musliman duhet tia parashtrojë vetes këtë pyetje, a e dua unë Kuranin, përgjigjja mundet të jetë shumë e lehtë në gjuhë por në realitet shumë e vështirë se në vete mban kuptime dhe ekzistojnë shenja dalluese për dashurinë e vërtetë ndaj Kuranit famëlartë.

Shenja dalluese për dashurinë e vërtetë së zemrës ndaj Kuranit famëlartë:
1. Gëzimi kur takohemi me Kuranin.
2. Qëndrimi me Kuranin për kohë të gjatë pa u mërzitur.
3. Përmallimi për Kuranin kur të shtohet largimi prej tij.
4. Konsultimi i shpesht dhe bindja në udhëzimet e tij.
5. Respektimi dhe nënshtrimi ndaj Kuranit qoftë në urdhëra apo ndalesa.

Metota a shkaqe për të realizuar dashurin e vërtetë ndaj Kuranit famëlartë:
1. Mbështetja në Allahun dhe kërkimi i ndihmës prej tij.
2. Dija e thellë rreth vlerës së Kuranit, qofshin citate nga Kurani famëlartë apo thëniet e të Dërguarit alejhiselam.
3. Dija e thellë rreth synimet e Kuranit dhe qëllimet e tij.

Përshtati nga arabishtja Vedat Skenderi