Home \ ZGJODHËM PËR JU \ DHJETË KËSHILLA RRETH VAZHDUESHMËRISË NË PUNË TË MIRA PAS RAMAZANIT

DHJETË KËSHILLA RRETH VAZHDUESHMËRISË NË PUNË TË MIRA PAS RAMAZANIT

E para, dhe para së gjithash të kërkosh ndihmë nga Allahu të të udhëzojë e forcojë; Allahu e ka lavdëruar lutjen e të rrënjosurve në dije: “Zoti ynë! Mos na i shmang zemrat tona, pasi që na i ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna nga mëshira Juaj;” (Kurani, Ali Imran: 8)

           E dyta, t’i shpeshtosh ndejat me njerëzit e mirë e të përkujdesesh për ndjekjen e tubimeve të dhikrit- përgjithësisht, siç janë ligjëratat, dhe vizitat- veçanërisht.

           E treta, të njoftohesh me biografinë e njerëzve të mirë, të cilën gjë e arrin nëpërmjet leximit të librave dhe dëgjimit të kasetave; e, sidomos të kesh interesim të veçantë për biografinë e as’habëve, çka në shpirtin tënd çon ambicie e vendosmëri.

            E katërta, të shpeshtosh dëgjimin e kasetave emocionuese islamike, siç janë: hutbet, nasihatet; E, pra herë pas here të vizitosh këto studio islamike.

            E pesta, të përkujdesësh për farzet, siç janë pesë kohët e namazeve dhe kryerjes së ramazanit, pra bëje këtë, ngase në farzet është hair i madh.

       E gjashta, të përkujdesësh për nafilet, qoftë edhe pak, por të dashura në shpirt, ngase veprat më të dashura tek Allahu, janë ato të vazhdueshmet, edhe nëse janë pak, siç ka thënë i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.

            E shtata, të fillosh hifzin e librit të Allahut, të vazhdosh në leximin e tij dhe të këndosh në namaz e nëpër nafile atë çka e mëson përmendësh.

           E teta, ta shpeshtosh përmendjen e Allahut dhe istigfarin, se kjo me të vërtetë është vepër e lehtë, kurse dobinë e ka të madhe: e shton imanin dhe e forcon zemrën!

           E nënta, gjithqysh të largohesh nga shkatërrueset e zemrës: shokët e këqinjë, televizioni, dëgjimi i instrumenteve muzikore e shikimi në revista të shturura.

       E dhjeta, të këshilloj që vazhdimisht të pendohesh me pendim të menjëhershëm, pra pendim të sinqertë që nuk ka kthim prapa me lejen e Allahut, e, me të vërtetë Allahu gëzohet shumë kur robi i tij pendohet.

            Gazeta e Medinës, e diel, 30 ramazan 1427, nr. 15887

            Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi