Home \ ZGJODHËM PËR JU \ DISA NJERËZ NGA UMETI I MUHAMEDIT DO TË SHNDËRROHEN NË DERRA E MAJMUNA

DISA NJERËZ NGA UMETI I MUHAMEDIT DO TË SHNDËRROHEN NË DERRA E MAJMUNA

Në emër të Allahut, Mëshiruesit Mëshirëbërësit!

Të nderuar muslimanë, së fundi lexova disa hadithe të Dërguarit të Allahut, të cilat flasin për një fatkeqësi që do të ndodh në kohën e fundit, të cilat flasin për disa njerëz nga ky umet që Allahu do t’i shndërrojë në derra dhe majmuna, për arsye se ata do të marrin këngëtarë për të kënduar me vegla muzikore, do të kërcejnë së bashku burra dhe gra,  do të pihet alkoholi e kështu me rradhë.
Siç po shohim në kohën e fundit edhe në trojet tona dasmat janë duke u bërë në mënyrë të ndaluar. Rinia është duke qëndruar tërë natën në klube të ndryshme duke kërcyer dhe argëtuar.  Me shpresë që të marrin mësim të zotët e mendjes dhe ata që dëshirojnë të shpëtojnë prej dënimit të Allahut sepse me të vërtetë dënimi i Allahut është shumë i rëndë, vendosa që ti përkthej këto hadithe të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Allahu na ruajt prej dënimit të Tij, dhe ne nuk kemi strehim prej dënimit të Tij vetem se tek Ai.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Në kohën e fundit Allahu do t’i shndërrojë disa njerëz nga umeti im në majmuna dhe derra.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguar i Allahut, a do të dëshmojnë ata se nuk ka të adhuruar pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut?”
Tha: “Sigurisht që po, madje ata do të agjërojnë e do të falin namaz edhe do ta kryejnë obligimin e haxhit.”
Thanë: “Atëherë çfarë është çështja e tyre?”
Tha: “Ata do t’i përdorin veglat muzikore edhe defin, dhe do të kenë pranë tyre këngëtare që do të këndojë dhe do të kërcejë tërë natën duke pirë dhe u argëtuar, dhe në mëngjes Allahu do t’i shndërrojë në majmuna dhe derra!”

Hadithi është hasen.

Transmetohet nga Imran ibn Husejnit se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Në kohën e fundit tek ky umet do të zbret gurë nga qielli, do të shndërrohen njerëzit në majmuna dhe derra, toka do t’i përbin njerezit.” Sahabët thanë: “Kur do të jetë kjo kohë o i Dërguari i Allahut?”
Ai tha: “Kur do të pëdoren veglat muzikore, kur do të shtohen këngëtarët, kur do të pihet alkoholi!”
E transmeton Tirmidhiu, shejh Albani e vlerëson hasen ligajrihi në Sahih tergib ve terhijb.

Transmetohet nga Ebu Malik el Eshari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Njerëz nga umeti im do të pijnë alkohol dhe do ta emërtojnë me emra të ndryshëm, përmbi kokat e tyre do të këndohet me vegla muzikore. Allahu do tua shafit tokën dhe ajo do t’i gëlltisë, dhe do t’i shndërrojë në majmuna dhe derra.”
E transmeton ibn Maxhe, Shejh Albani e vlerëson këtë hadith të saktë në sahih ibn Maxhe.

Transmetohet nga Seid ibn Mensur se  i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Allahu do të dërgojë në vendet e tyre nje errë të madhe rrëmbyese dhe do t’i shkatërrojë të gjithë ata sikur që i ka shkatëruar ata që kanë qenë para tyre për arsye se e lejonin alkoholin, defin edhe se ata kanë marrë këngëtare për të kënduar.”
Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi

Aisheja (Allahu qoft i kënaqur prej saj) e ka pyetur të Dërguarin e Allahut:

“O i Dërguar i Allahut, a është e mundur që Allahu të na shkatërojë neve kurse në mesin tonë ka njerëz të mirë?
Tha: “Po kur të shtohet e keqja.”
E transmeton Buhariu.

Ibn Haxheri (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur të përhapet e keqja dhe të bëhen mëkatet haptazi, Allahu do t’i shkatërrojë të gjithë.”

Të nderuar vëllezër dhe motra, të kemi frik Allahun dhe të pendohemi tek Allahu! Të largohemi sa më shpejt nga këto vepra të shëmtuara para se të na vjen dënimi i Allahut se edhe atëherë do të pendohemi por do të jetë vonë! Keni frikë Allahun o ju të zotët e mendjes!

E lusim Allahun e Madhërishem që mos të na dënojë për shkak të mëkateve të mendjelehtëve nga ne. E lusim Allahun që të na mbrojë nga dënimi i Tij, të na mëshirojë, të na falë dhe të paudhëzuarit t’i udhëzojë në rrugën e tij. Amin. /albislam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.