Home \ Uncategorized \ DISA “VAKSINA” RRETH VIRUSIN KORONA

DISA “VAKSINA” RRETH VIRUSIN KORONA

Për herë të parë e gjithë bota pranon se nuk ka asnjë strehë nga Zoti, përveç Tij, veçanërisht pasi u bë e qartë se virusi Korona mund të bartet nga disa njerëz dhe simptomat e tij nuk i shfaqen atij që ai është në periudhën e inkubacionit dhe t’i infekton të tjerët. Gjëja e çuditshme është se disa njerëz nuk preken nga virusi për nga natyrshmëria e tyre gjenetike, ku virusi u vjen atyre dhe nuk rritet tek ata. Përkundrazi, ka njerëz që vdesin në 10-20 minuta dhe kjo është ajo sa i përket të të mbrojë dhe ruajë Allahu. E lus Allahun që të na ruajë dhe mbrojë neve dhe gjithë muslimanët.
Falënderimi i takon Allahun, shumë muslimanë filluan të falen dhe t’i përgjërohen Allahut. Të dielën, të krishterët në Amerikë iu lutën Zotit me një lutje për t’i dhënë fund epidemisë, shumë hebrenj ishin të mbështetur në murin e vajtimit duke iu lutur Zotit. Është më se e çuditshme, me një numër të vogël të ushtarëve të Zotit, bota filloi të njohë fuqinë e Allahut dhe t’i drejtohet Atij.
Në vijim, ju preferoj t’i merrni këto “vaksina” kundër infeksionit me koronavirus dhe të tjera:
1. Transmeton Ibn Maxhe dhe e saktëson Shejh Albani se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush thotë tri herë në mëngjes: “Bismil-lahil-ledhi la jedurru mea Ismihi shejun fil erdi ue la fis-semai ue Huves-Semiul Alim (Në Emër të Allahut, që me Emrin e Tij nuk mund të bën dëm asgjë as në tokë e as në qiell dhe Ai është Dëgjuesi dhe i Gjithëdijshmi)”, nuk ka për ta befasuar asnjë befasi belaje deri në mbrëmje dhe kush e thotë në mbrëmje, nuk ka për ta befasuar asnjë befasi belaje deri sa të agojë mëngjesi.” Vini re, me një fjalë nuk të mbetet as sëmundje e as diçka tjetër;

2. Transmeton Muslimi në Sahihun e tij se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kujt i zbret një sprovë në një vend dhe thotë “Eudhu bi kelimatil-lahi et-tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje në Fjalën e përsosur të Allahut nga e keqja e çdo gjëje që e ka krijuar), nuk ka për ta dëmtuar atë derisa të largohet ajo sprovë.”
Thuaje kur hyn në shtëpi, kur takohesh me njerëz, kur hyn në shkollë dhe thuaje kudo që të shkosh, sepse ti je në sigurinë e Allahut;

3. Transmeton Buhariu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtuar!”

4. Transmeton Muslimi se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush e fal sabahun (në kohën e vet), është nën mbrojtjen e Allahut.” Do të thotë në sigurinë dhe garancën e Tij.

5. Transmeton Tirmidhiu dhe e klasifikon si të mirë hadithin ku Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Nuk e ndryshon Kaderin (Caktimin e Allahut) përveç se lutja.”

E lus Allahun Bujar, Zotin e Arshit të madh, wë ta shmangë dhe largojë këtë pandemi dhe fatkeqësi nga ne dhe nga gjithë vendet e muslimanëve. Amin!

______________________
Përpiloi: Shejh Vahid AbduSelam Bali
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani