Home \ Ramazani \ Dobitë shëndetësore të agjerimit

Dobitë shëndetësore të agjerimit

Resulullahu (S) ka thenë: 
         “Agjeroni që të shëndosheni” 
           Robi e agjeron muajin e Rarnazanit për të kryer detyrën e vet dhe në këtë mënyrë ai i afrohet Zotit të Madhërishëm. Por agjerimi ka shumë përfitime si për vetë individin agjërues ashtu dhe për shoqërinë, për të cilat Resulullahu (S) ka thënë: “Agjeroni që të shëndosheni”. 
            Shkencëtarët që , punojnë në fushën e shëndetsisë thonë se dobitë e agjerimit për shëndetin e njeriut dhe formen e tij trupore janë shumë të mëdha. Përmendim këtu gjendjen shpirtërore të agjeruesit dhe reflektimin e saj ne shëndetin e tij. Agjerimi ndihmon në mënyrë efektive në shërimin e shqetësimeve psiqike dhe të atyre erotike, forcon vullnetin e agjëruesit, sensibilizon e zbut ndjenjat. e tij, i forcon dashurinë ndaj të tjerëve dhe e largon nga grindjet, ngacmimet dhe tendecat për veprime agresive ndaj të tjerëve, i kalit atij ndjenjën e shpirtmadhësisë, etj. Në kete mënyrë agjerimi forcon dhe mbështet personalitetin e njeriut, e bën atë me të fortë per të përballuar problemet dhe vështirësitë e jetës. Të gjitha keto, pa asnjë dyshim, pasqyrohen në mënyrë të vetvetishme në shëndetin e njeriut. 
          Ana tjetër e dobisë së agjerimit është se ai ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve trupore akute të stomakut, shqetësimet e zorrës së trashë, sëmundjet e mëlçisë, të mos tretjes si duhet të ushqimeve, etj. 
           Po ashtu ai ndihmon në mjekimin e dhjamosjes (okozitetit), të trombozave dhe sklerozimit të enëve të gjakut, në uljen e tensionit të gjakut, të frymëmarjes, etj. 
           Mjeku zviceran Barsilius ka shkruar se dobia e urisë në mjekimin e disa sëmundjeve e kalon shumë herë dobinë e përdorimit të barnave medicinale.  Ndërsa mjeku Hilab ua ndalonte ushqimin të sëmurëve të tij per disa ditë me rradhë dhe vetëm pas kësaj fillonte t’u jepte porcione ushqimore të lehta. 
          Agjerimi ndihmon gjithashtu në shkatërrimin e fibrave të sëmura e të panevojshme, e kjo ndodh gjatë fenomenit të agjerimit, por që rindërtohen të reja përsëri pas marrjes së ushqimit. Ky është shkaku që i ka bërë disa shkencëtarë, midis le cilëve edhe Bashutin, të thonë se agjerimi ndihmon në kthimin e rinisë.

         Është e natyrshme se agjerimi mund t’u shkaktojë edhe dem diesa individëve. Prandaj Zoti i Madh i ka çliruar ata prej tij.  Njëkohësisht duhet të kihet parasysh se dobitë më të medha të agjerimit lidhen me zbatimin si duhet të edukatës së agjerimit, si është vonesa e syfyrit dhe afrimi i iftarit, mostejkalimi i normës së ushqimit, qoftë në sasi qoftë në cilësi, evitimi i shumëllojshmërisë së gjellëve, etj. “