Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Duaja ne këtë nate

Duaja ne këtë nate

Transmeton Aisheja, gruaja e Muhammedit,Alejhi selam, se ajo kishte pyetur Muhammedin,Alejhi selam çfarë te bënte nëse do ta gjente-qëllonte natën e Kadrit? Muhammedi, Alejhi selam i kishte thënë: Thuaj: Zoti im! Ti je Falës dhe e do faljen andaj te lutem me fal!

Transmetohet se Muhammedi,Alejhi selam thoshte: Te kërkoj mbrojtje me kenaqesine Tënde ndaj hidhërimit Tënd dhe me faljen Tënde ndaj ndëshkimit Tënd”.

Për te mos i cekur te gjitha duatë e cekura ne libër, ne sollëm një dua përmbledhëse, te thënë nga Shejhu Sha’ravi: O Zoti im! Te lus për çështje te mire, dua te mire, shpëtim te mire, vepër te mire, jete te mire, vdekje te mire, me përforco (ne fenë Tënde), ma rendo peshoren e veprave te mira te mia. Ma ngrit gradën, pranoma namazin dhe m’i fal mëkatet. Te lus për pozita te larta ne Xhennet…Amin! O Zot! Te lus te ma përmirësosh gjendjen time, te ma pastrosh zemrën time, te ma mbrosh moralin, te ma ndriçosh zemrën dhe te mi falesh mëkatet. O Zot! Me shpëto nga zjarri!”.


(Përzgjedhje nga materiali i botuar ne Fetava El Kubra te Shejh Sha’ravit, vel: i dyte,f: 826- 851, Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, 12.8.2002,e hënë. Prishtinë, Kosovë)