Home \ Ahlak \ E TËRA NGA TI QË KËRKOHET ËSHTË GRUAN MOS TA LËNDOSH

E TËRA NGA TI QË KËRKOHET ËSHTË GRUAN MOS TA LËNDOSH

Ti, kur e vendos kokën tënde mbi jastëk, fle, kurse ajo, kur e vendos kokën e saj mbi jastëk, mendon se çfarë të gatuajë për nesër!

Ti, kur e përfundon ushqimin, ngrihesh dhe i lan duart, kurse ajo, kur e përfundon ushqimin, ngrihet dhe i lan enët.

Ti, kur lodhesh nga puna jote, merr pushim, kurse ajo, kur lodhet nga punët e shtëpisë, rri në shtëpi, nuk mund të merr pushim, sepse askush nuk mundet ta zëvendësojë vendin e saj.

Ti, kur do të dalësh, flet me shokët dhe del, kurse ajo, kur do të del, nuk do të të le i vetëm dhe refuzon të del.

Ti, kur të pëlqen diçka në shitore, e blen, kurse ajo, kur i pëlqen diçka në shitore, kërkon leje prej teje.

Ti, kur vjen fundi i muajit, e merr rrogën për punën tënde, kurse ajo, kur vjen fundi i muajit, nuk merr rrogë për punën e saj në shtëpi apo për atë që rri natën pa gjumë për fëmijën e saj të porsalindur, për mësimin e fëmijëve të saj, për zgjidhjen e mospajtimeve mes fëmijëve të saj kur zihen mes vete apo për ta kënaqur burrin e saj!

Mirëpo, edhe përskaj gjitha këtyre, ajo është e pajtimit dhe e kënaqur me gjithë këtë përgjegjësi!

Nga ti, e tëra ajo që kërkohet drejt saj, është që mos ta lëndosh për çdo ditë duke mos e respektuar atë!

Mos harro, sillu butë me gruan tënde!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU