Home \ ZGJODHËM PËR JU \ EDHE BESIMTARËT GABOJNË POR….

EDHE BESIMTARËT GABOJNË POR….

A mendon se njerëzit e mirë nuk gabojnë, a mendon se besimtarët nuk mëkatojnë?!
Ata gabojnë edhe ndaj Zotit mëkatojnë,  por ata i mbulojnë mëkatet e tyre dhe nuk i shpalosin.
Ata kërkojnë falje për mëkatet e tyre dhe nuk vazhdojnë në mëkat.
Ata i pranojnë mëkatet e tyre dhe nuk arsyetohen për mëkatet që i kan vepruar. Ata e përmirësojnë vetveten e tyre pasiqë e kanë ngarkuar me mëkate.
Ata ndjejnë në shpirtat e tyre keqardhje për mëkatin që kanë vepruar, prandaj Allahu ua pranon pendimin, ua fal mëkatet dhe i bën prej robërve të Tij të mirë.

Allahu i madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë:

“Edhe ata të clët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç Allahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).”

I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Keqardhja për mëkatin që ke vepruar është pendim. Ai që pendohet për mëkatin është sikurse të mos kishe bërë mëkat fare.”

Hadithin e ka shënuar shejh Albani në librin e tij “Sahih el xhamij”.

Allahu na bëftë prej njerëzve të mirë, prej atyre që pastrohen dhe prej atyre që pendohen!
Amin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.