Home \ 99 EMRAT \ EMRI MË I MADH I ALLAHUT

EMRI MË I MADH I ALLAHUT

Emri “Allah” është emri më i madh nga gjithë Emrat e Tij të Bukur me anë të së cilave plotësohen kërkesat tona dhe u përgjigjet lutjeve tona. Shejh Seidi, Allahu e mëshiroftë, na paralajmëroi për një gabim, se njerëzit menduan që emrin më të madh të Allahut e di vetëm Allahu dhe se Ai i ka dhënë një dinjitet të jashtëzakonshëm. Allahu na nxit që t’i mësojmë Emrat e Tij dhe e ka lavdëruar atë person i cili i mëson ato Emra, i kupton ato dhe lutet me to.

Argumentet për Emrin e Tij më të Madh:
1. Transmetohet nga Burejde El-Eslemij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dëgjoi një njeri duke u lutur, i cili thoshte: “All-llahumme inni es-eluke bi Enni eshhedu Enneke Ente Allah El-ledhi la ilahe il-la Ente, El-Ehadu Es-Samed, el-ledhi lem jelid ve lem juled ve lem jekun lehu kufuven ehad (O Allah të lutem Ty vërtetë unë dëshmoj se Ti je Allahu e nuk ka të adhuruar tjetër veç Teje, Je i Vetmi, Absolut që çdo gjë të përgjërohet, nuk lind e as nuk je i lindur dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë.)”
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha: “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ju ka lutur Allahut me emrin e Tij të madh, që kur lutet me atë, i përgjigjet dhe kur të kërkoj diçka, i jepet.” [Transmetojnë: Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi. Tirmidhiu e klasifikon si hadith të mirë, ndërsa Ibn Hibbani, Hakimi, Dhehebiu dhe Albani e klasifikojnë si hadith të saktë. Ky hadith ka më shumë të ngjarë sa i përket zinxhirit të tubimit rreth tij].

2. Në një tjetër hadith Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton, se një burrë u lut duke thënë: “All-llahumme inni eseluke bi Enni lekel hamd, la ilahe il-la Ente, El-Mennan, Bediu es-semavat vel-ard, ja Dhul Xhelali vel-Ikram, ja Hajju, ja Kajjum (O Allahu im, të lutem duke qenë se Ty të takon falënderimi, nuk ka hyjni veç Teje, Ti je i Lavduari, o Shpikësi i qiejve dhe i tokës, o Poseduesi i madhështisë dhe fisnikërisë, o i Gjallë, o i Përjetshëm).”
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha: “E thirri Allahun me Emrin e Tij më madhështor me të Cilin nëse thirret, përgjigjet dhe nëse lutet, jep.” [Transmetojnë: Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi. Ibn Hibbani, Hakimi, Dhehebiu dhe Albani e klasifikojnë si hadith të saktë].

3. Transmetohet nga Ebu Umame, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Emri më i madh i Allahut është ai i cili kur e thërret, të përgjigjet, siç gjenden në tre sure: El-Bekare, Ali Imran dhe TaHa.” [Transmeton Ibn Maxhe, ndërsa Shejh Albani e klasifikon si hadith të mirë].

Cili është shkaku i fshehjes së Emrit më të madh?
Është thënë: “Emri më i madh i Allahut është fshehur sikur Nata e Kadrit dhe çasti i pranimit të lutjes në ditën e xhuma, në mënyrë që besimtari t’i kërkojë të gjithë Emrat e Bukur me lavdërim dhe lutje.”

Cili është Emri më i madh i Allahut?
Dijetarët kanë qenë në divergjencë rreth përcaktimit të Emrit më të madh, disa prej tyre e kanë përcaktuar dhe treguar atë Emër, ndërsa disa të tjerë nuk e kanë përcaktuar, në mënyrë që t’i nxisin njerëzit në mësimin dhe lavdërimin e Allahut me të gjitha Emrat e Tij të Bukur. Sidoqoftë, vërehet se Emri më i përsëritur në tre hadithet e lartpërmendura është Emri “Allah”. Është përmendur në hadithin e parë dhe të dytë “Allah” me shtesën e shkronjës “Mim” në fund. Fjalët ndryshuan në hadithin e tretë, u tha: “Emrat e Tij gjenden në tre suret, ato janë “El-Hajju” (i Gjallë) dhe “El-Kajjum” (i Pêrjetshëm), aty ku këto emra janë bashkuar vetëm në këto tre sure.”
Gjithashtu u tha: “Madje kjo është një pohim se Ai është Allahu për shkak përmendjes së Tij në këto tre sure: “Allahu, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij”. Ata i shtuan kësaj duke rrëfyer dallimin e emrit të Allahut nga emrat tjerë me karakteristika që do t’i rendisim më vonë. Këtë e thonë Ibn Kajjimi, Hattabi, Kurtubiu, Taberiu dhe të tjerët.

Shejh Vahid AbduSelam Bali
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani