Home \ Ramazani \ Falja dhe lëmosha

Falja dhe lëmosha

Falja dhe lëmosha kanë gjithashtu ndikim në edukimin e vetvetes e ndreqjen e shoqërisë, në lidhjen dhe afrimin me Zotin e Madhërishëm, në pastrimin e ndërgjegjes dhe edukimin e ndjenjave të pastërta. 
                               Ka shumë biseda e tregime të Resulullahut (S) dhe të anëtarëve të Familjes së tij (a) që i ftojnë muslimanët të falen e të japin lëmoshë gjatë ketij muaji dhe që tregojnë se sa të preferueshëm janë faljet e dhënia e lëmoshave që kryejnë robet në këtë muaj në krahasim me muajt e tjerë të vitit. Prandaj duhet të shfrytëzohet ky rast dhe ky muaj të bëhet muaji i sa më shumë faljeve dhe i sa më shumë lëmoshave, muaji i lutjes për faljen e mekatëve tek Allahu dhe i kujtimit të Tij. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë për të zëvendësuar të gjitha ato falje që nuk kemi qenë në gjendje t’i bënim në të shkuaren, apo për t’u falur në vënd të prindërve tanë apo të të afërmeve tanë që kanë vdekur. Po ashtu një preferencë të veçantë dhe një vlerë të madhe për Allahun e Madhërishërn ka në ketë muaj falja vullnetare, domethënë, falja plus asaj që eshtë obligim. Për këtë Resulullahu (S) ka thënë: 
“Kush në ketë muaj bën falje suplementare, atij Allahu i shkruan faljen nga zjarri (i ferrit). Kush kryen vetëm obligimin, atij i konsiderohet kjo sevap i barabartë me kryerjen e 70 obligimeve të kryera gjatë muajve të tjerë. Ndërsa kush e shton faljen, Allahu do t’ia rëndojë peshoren ditën, kur peshoret lehtësohen. (Ditën e Gjykimit).
                           Nga imamet e Ehli Bejtit (a) tregohet:
“Resulullahu (S), kur hyntë muaji i Ramazanit, lirontë të gjithë robërit e luftës dhe u jeptë lëmoshë gjithë atyre që i kërkonin” 
                           Imam Es-Sadiku(a)tregon se Iam Ali Bin EIHusein(a) çdo vit, natën efundit të muajit të Ramazanit, lirontë 20 robër a më shumë, duke i shpëtuar nga skllavëria.
                             Ramazani është muaji i lirisë dhe i çirimit nga sklIaveria, muaji i vënies nën kontroll të dëshirave dhe lakmive, që të shpien në kundërvënie ndaj Zotit.

                             Imami Es-Sadiku (a) ka thënë:
“Resulullahu (S), kur hyntë dhjetëditëshi i fundit (I Ramazanit), mobilizohej akoma më shumë e bëhej më këmbënggulës, evitonte komplet gratë dhe e gdhinte tërë, natën duke iu përkushtuar vetëm adhuriMit”.
                            
Le të jetë Resulullahu (S) një shembull për të gjithë neve dhe le të ecim në këtë shembull, le ta bëjmë këtë muaj sa më të begatshëm, duke e kthver në një muaj të vertëtë adhurimi e afrimi drejt Allahut, rnuaj të pastërtisë së shpirtërave dhe të zernrave tona.